Bota

Shpërthim në Angli, dyshohet për rrjedhje gazi, disa persona evakuohen, qindra shtëpi ngelin pa energji elektrike 

21 Janar 2021, 17:15 Nga DOSJA
Shpërthim në Angli, dyshohet për rrjedhje gazi, disa persona

ANGLI- Një shpërthim ka ndodhur ditën e sotme në Angli. Dailymail shkruan se një rrjedhje gazi mund të ketë krijuar një shpërthim nëntokë ku prej tij rreth 25 persona janë evakuuar nga vendi dhe 1 person është transportuar për në spital.

Si pasojë e shpërthimit rreth 100 banesa në vend mbetën pa energji elektrike  ne qytetin e Devonit. Në lidhje me këtë ngjarje policia e Devonit tha se ata kanë marrë masat e duhura për të vënë nën kontroll situatën.

“Policia u kontaktua në orën 11.50 për njoftimet mbi shpërthime të mundshme nga një rrjedhje e dyshuar gazi ose mungesë elektrike që vinte nga poshtë rrugës së Kingsbridge. Rruga e Kishës është mbyllur dhe rreth 25 njerëz nga pronat në zonë janë evakuuar dhe për ta po rregullohet një strehim i përkohëshëm,” thuhet në njoftimin e policisë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shperthim ne devon shperthim ne devon

Sondazh

Poll

Bota 21 Janar 2021, 15:30

Tërmeti i fuqishëm 5.3 ballë godet Qipron

QIPRO– Një tërmet i fuqishëm ka goditur Qipron pak minuta më parë.Sipas faqes së tërmeteve për Europën ‘EMSC’, tërmeti ishte me magnitutë 5.3 të shkallës Rihter...