Bota

ALARMOHET Greqia/ Të shtëna me armë zjarri në Selanik, dy të plagosur, zbulohet pista që po heton policia

21 Janar 2021, 16:44 Nga DOSJA
ALARMOHET Greqia/ Të shtëna me armë zjarri në Selanik, dy

GREQI- Qyteti i Sealnikut është alarmuar pak orë më parë pasi, disa të shtëna armësh tronditën zonën e Ippokratio, ku banorët dhe policia janë tmerruar. Mësohet se për fat të keq nga të shtënat kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë nisur me urgjencë drejt spitalit.

Sipas mediave greke, ende nuk dihen se kush ishin personat që qëlluan, ndërkohë, mësohet se policia po punon për kapjen e tyre.

Dëshmitarët okularë thanë për mediat greke se në kryqëzimin e Rrugës Karamanli dhe 28 Tetori, persona të panjohur qëlluan drejt dy personave të tjerë dhe më pas u larguan. I pari u largua me automjetin që kishte ardhur dhe i dyti u largua në këmbë.

Në vendngjarje u gjetën 4 gëzhoja. Për mrekulli, nuk pati viktima, pasi brenda dyqanit ku u qëllua në atë kohë kishte punonjës dhe klientë. Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan oficerët e policisë, të cilët po hetojnë ngjarjen dhe zbarrdhjen e rrethanave.

(A.k.dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni te shtane me arme zjarri ne greqi te shtane me arme zjarri ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 21 Janar 2021, 15:30

Tërmeti i fuqishëm 5.3 ballë godet Qipron

QIPRO– Një tërmet i fuqishëm ka goditur Qipron pak minuta më parë.Sipas faqes së tërmeteve për Europën ‘EMSC’, tërmeti ishte me magnitutë 5.3 të shkallës Rihter...