Bota

Debutimi i parë i sekretares së shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Psaki e kalon provën e saj me sukses

21 Janar 2021, 17:32 Nga DOSJA
Debutimi i parë i sekretares së shtypit në Shtëpinë e

SHBA- Sekretarja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë, me origjinë Jennifer Psaki ka mbajtur ditën e djeshme konferencën e parë me mediat. Lajmin e ka bërë të ditur New York Times, ku shkruan se ajo e kaloi me sukses debutimin e saj të parë.

E veshur zyrtare dhe me dy maska Jen Psaki para gazetarëve tha se do të transmetonte vetëm të vërtetën, duke pranuar pyetje nga çdo reporter, edhe nga ata të Fox News (media e cila konsiderohet si mbështetëse republikane).

“Unë kam respekt të thellë për rolin e shtypit të lirë dhe të pavarur. Ne kemi një qëllim të përbashkët, i cili është shkëmbimi i informacionit të saktë me popullin amerikan,” tha ajo.

Kjo nuk është hera e parë që Psaki ka një pozicion të rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë. Ajo më parë gjatë administratës Obama ka punuar si Drejtoreshë e Komunikimeve në Shtëpinë e Bardhë, duke e bërë atë një nga njerëzit më me përvojë që ka marrë këtë postë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jennifer psaki joe biden jennifer psaki joe biden

Sondazh

Poll

Bota 21 Janar 2021, 15:30

Tërmeti i fuqishëm 5.3 ballë godet Qipron

QIPRO– Një tërmet i fuqishëm ka goditur Qipron pak minuta më parë.Sipas faqes së tërmeteve për Europën ‘EMSC’, tërmeti ishte me magnitutë 5.3 të shkallës Rihter...