Bota

FOTO/ Brenda Zyrës Ovale, i rrethuar me fotot e Biden, vendoset busti i aktivistit për të drejtat e njeriut Cesar Chavez

21 Janar 2021, 16:48 Nga DOSJA
FOTO/ Brenda Zyrës Ovale, i rrethuar me fotot e Biden, vendoset busti i

SHBA- Busti i aktivistit për të drejtat e njëriut, Cesar Chavez është vendosur në Zyrën Ovale të Presidentit të SHBA-së, Joe Biden. CNN shkruan se busti i këtij aktivisti është vendosur në Zyrën Ovale me kërkesë të vetë Biden dhe është i rrethuar me foto të çiftit presidencial. Por ky nuk është i vetmi ndryshim që është bërë në dekorin e Zyrës Ovale, pasi janë portretet si Andrew Jackson janë zvendësuar me ato të thmeluesve të të drejtave të njëriut si Rosa Parks dhe Marthin Luther King Jr.

Djali i Cesar Chaves, dhe njëkohësisht presidenti i fondacionit me të njëjtin emër, Paul në lidhje me këtë gjest të Biden ka thënë se është një kontribut i madh për të gjithë njerëzit që janë të përfshirë në këtë fondacion.

“Kjo flet vërtet për kontributet dhe rëndësinë e punës së komunitetit tonë. Emigrantët i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin shumë këtij vendi, madje edhe në kohërat më të vështira”, tha Paul Chavez.

Joseph Biden Jr është betuar ditën e djeshme në ndërtesën e Kapitolit, me dorën mbi biblën e familjes së tij që nga viti 1893, duke u bërë kështu zyrtarisht Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Po ashtu është betuar dhe zëvendësja e tij, Kamala Harris. E gjithë ceremonia e inaugurimit është zhvilluar e qetë, por me masa të rrepta sigurie

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota andrew jackson cesar chavez joe biden marthin luther king jr paul chavez andrew jackson cesar chavez joe biden marthin luther king jr paul chavez

Sondazh

Poll

Bota 21 Janar 2021, 15:30

Tërmeti i fuqishëm 5.3 ballë godet Qipron

QIPRO– Një tërmet i fuqishëm ka goditur Qipron pak minuta më parë.Sipas faqes së tërmeteve për Europën ‘EMSC’, tërmeti ishte me magnitutë 5.3 të shkallës Rihter...