Bota

Hungaria bëhet vendi i parë në BE që miraton vaksinën Sputnik V të Rusisë

21 Janar 2021, 17:00 Nga DOSJA
Hungaria bëhet vendi i parë në BE që miraton vaksinën

HUNGARI- Hungaria është vendi i parë në BE e cila jep miratimin për përdorimin e dy vaksinave kundër Covid- 19, Oxford /AstraZeneca dhe Sputnik V të Rusisë. Miratimi është dhënë nga autoriteti farmaceutik hungarez dhe lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i qeverisë së kësaj të fundit për CNN.

Megjithatë qeveria njoftoi se pritet ende një vendim nga Agjencia Europiane e Barnave, para se të shpërndahet për përdorim. Ne një deklaratë, fondi sovran i pasurisë së Rusisë (RDIF) tha se Instituti Kombëtar i Farmacisë dhe Ushqimit miratoi vaksinën për përdorim emergjent.

“Miratimi bazohet në rezultatet e testeve klinike të bëra për Sputnik V në Rusi dhe një vlerësim gjithëpërfshirës të vaksinës nga ekspertë në Hungari,” njoftoi Instituti në një deklaratë. Kirill Dmitriev, drejtuesi i RDIF, u shpreh se Hungaria është “vendi i parë i BE që kupton të gjitha avantazhet e vaksinës Sputnik V dhe e autorizon për përdorim. Ky vendim është shumë i rëndësishëm pasi tregon se siguria dhe efikasiteti i vaksinës prej mbi 90% janë shumë të vlerësuar nga partnerët tanë në Hungari.”

(A.Q.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota hungaria miraton vaksinen hungaria miraton vaksinen

Sondazh

Poll

Bota 21 Janar 2021, 15:30

Tërmeti i fuqishëm 5.3 ballë godet Qipron

QIPRO– Një tërmet i fuqishëm ka goditur Qipron pak minuta më parë.Sipas faqes së tërmeteve për Europën ‘EMSC’, tërmeti ishte me magnitutë 5.3 të shkallës Rihter...