Bota

E rëndë! I shkon në shtëpi për ta takuar, shqiptari përdhunon 15-vjeçaren me probleme mendore që e njohu në rrjetet soc

21 Janar 2021, 17:17 Nga DOSJA
E rëndë! I shkon në shtëpi për ta takuar, shqiptari

GREQI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 30-vjeçar shqiptar ka përdhunuar një vajzë në moshën 15-vjecare, e cila kishte probleme të shëndetit mendor. Mediat greke bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së djeshme në qytetin e Velos, ndërkohë mësohet se shqiptari është arrestuar.

Sipas mediave greke, shqiptari dhe e mitura janë njohur në rrjetet sociale, ku kjo e fundit më pas ka shkuar në shtëpinë e tij për ta takuar. Shqiptari mesa duket ka përfituar nga situata, ku dhe ka abuzuar seksualisht me të miturën.

Denoncimi në polici u bë nga prindërit e viktimës, të cilët u tronditën nga dëshmia e saj. Ata pretendojnë se shqiptari përfitoi nga paaftësia e pjesshme mendore e vajzës për të abuzuar seksualisht me të.

Por gjatë marrjes në pyetje, ai ka mohuar të ketë abuzuar me vajzën, ndërsa deklaron se vetëm janë puthur. Sipas legjislacionit grek, nëse vërtetohet akuza e perdhunimit, shqiptari rrezikon deri në 10 vite burg.

Prindërit e vajzës ishin të shqetësuar se ajo nuk e merrte celularin për orë të tëra dhe kur më në fund shkoi në shtëpi dhe u tregoi se çfarë kishte ndodhur ata menjëherë shkuan në Polici, e cila mobilizoi dhe arrestoi të huajin një natë më parë.

Shqiptari ditën e djeshme është dërguar në prokurorin e detyrës,ku dhe do të marrë dënimin.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni arrestohet 30-vjeçari arrestohet 30-vjeçari

Sondazh

Poll

Bota 21 Janar 2021, 15:30

Tërmeti i fuqishëm 5.3 ballë godet Qipron

QIPRO– Një tërmet i fuqishëm ka goditur Qipron pak minuta më parë.Sipas faqes së tërmeteve për Europën ‘EMSC’, tërmeti ishte me magnitutë 5.3 të shkallës Rihter...