Aktualitet

Janari me shtim rastesh, Komiteti Teknik: Vijon kufizimi i lëvizjeve gjatë fashës orare 22:00-06:00, universitetet do ta zhvi

21 Janar 2021, 15:50 Nga DOSJA
Janari me shtim rastesh, Komiteti Teknik: Vijon kufizimi i lëvizjeve

TIRANË– Shqipëria do të vijojë të mbyllet gjatë fashës orarë 22:00 deri në 06:00, për një afat të pacaktuar. Në një dëgjesë online mes ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Ministres së Arsimit Evis Kushi, bashkë me anëtarët e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Gjatë dëgjesës, u bë me dije edhe vazhdimi i mësimit online në Universitete pasi në grupmoshat që i frekuentojnë është vënë re një rritje e numrit të të infektuarve.


Konkretisht, kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli bëri me dije se gjatë muajit janar është vënë re një rritje e të infektuarve në grupmoshat 15- 24 vjeç, gjatë muajit janar. Ajo deklaroi se ka një rritje të incidencës nga 6 deri në 8 janar me 291 raste në 100 mijë banorë duke kërkuar shtim të vëmendjes. 

Rakacolli shtoi më tej se kjo grupmoshë vjen nga rrethet dhe kthehet sërish në rrethe, duke bërë që të kalojnë virusin tek familjarët e tyre dhe duke zgjeruar zinxhirin e infektimeve.  

Naja Çomo tha se më mirë është që sot të kemi auditoret bosh, gjë që pasohet me boshatisjen e spitaleve sesa e anasjellta. Edhe fluturimet me Britaninë e Madhe do të vijojnë të jenë të ndërprera.

Ministrja Kushi tha se vendimi për vijimin e mësimit online në universitete, vjen pas këshillës nga ana e ekspertëve të shëndetësisë, teksa kërkoi mirëkuptimin dhe solidaritetin e të gjithë studentëve. Ndërsa ministrja Manastirliu tha se deri tani ka qenë parësor shëndeti, prandaj nuk është parë e arsyeshme hapja e auditorëve të universiteteve për studentët.

Vetë studentët kanë firmosur dhe kanë dërguar një peticion ku kërkohet kthimi në Universitete, por për momentin kjo gjë është e pamundur, sipas Komitetit Teknik të Ekspertëve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet evis kushi komiteti teknik i eksperteve koronavirusi ne shqiperi mbyllja e dyte ne shqiperi mira rakacolli najada çomo ogerta manastirliu evis kushi komiteti teknik i eksperteve koronavirusi ne shqiperi mbyllja e dyte ne shqiperi mira rakacolli najada çomo ogerta manastirliu

Sondazh

Poll