Aktualitet

Vrau kunatën dhe e hodhi në liqenin e Sharrës, burg përjetë për Dashamir Xhepën

21 Janar 2021, 14:25 Nga DOSJA
Vrau kunatën dhe e hodhi në liqenin e Sharrës, burg

TIRANË – Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm Dashamir Xhepën i cili vrau kunatën dhe e hodhi në liqenin e Sharrës.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 14 shkurt 2019. Lirie Xhepa ishte kunata e ve e Dashamir Xhepës, pasi i shoqi i kishte vdekur kohë më parë. Ajo ishte nënë e katër fëmijëve, me të cilët jetonte në Sharrë, pranë kunatit që i mori jetën. Ditën e Shën Valentinit, më 14 shkurt të një viti më parë, Dashamiri e takoi Lirien dhe e qëlloi me dy plumba, duke e lënë të vdekur.

Ai u arrestua pak ditë pas krimit në një hotel në Peshkopi. Përpara trupit gjykues, Xhepa tha se kishin konflikte për pronat dhe se viktima u kishte ulur reputacionin duke krijuar lidhje intime mepersona të tjerë në fshat, por hetimet zbuluan se vitkima dhe autori, kishin vetë një marrëdhënie të tillë.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lirie dhe dashamir xhepa lirie dhe dashamir xhepa

Sondazh

Poll