Aktualitet

7 kërkesa e policisë për zbardhjen e 21 janarit! Hetime shtesë, të ripyeten familjarët dhe dëshmitarët, të rishikohen p

21 Janar 2021, 12:40 Nga DOSJA
7 kërkesa e policisë për zbardhjen e 21 janarit! Hetime

TIRANË– Kërkesat e policisë për rihapjen e çështjes së ’21 janarit’ janë bërë të ditura. Shtatë pikat kërkojnë që të rinisin hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen e 10 viteve më parë.

Policia e Tiranës kërkon disa hetime shtesë si dhe riinspektim për drejtimin e qitjes ndaj protestuesve. Gjithashtu është kërkuar dhe një riinspektim të predhës së gjetur në trupin e një prej viktimave, Aleks Nikës.

Ata kërkojnë që të ripyeten të afërmit e viktimave, dëshmitarët si dhe të rishikohen kamerat e sigurisë.

KËRKESAT:

1. Të bëhet rieksperimenti hetimor për caktimin e drejtimit të qitjes për vrasjen e shtetasve Aleks Nika dhe Hekuran Deda si dhe plagosjen e shtetasve Fatos Mahmataj Sokrat Gode, Erald Bisha, Artes Dybeli, lia Qesko dhe llia Papa.

2 Të bëhet riekspertimi i predhës së gjetur dhe sekuestruar në trupin e viktimës Aleks Nika, kjo duke i kërkuar Institutit të Policisë Shkencore nëse shkena dhe teknika kriminalistike ekzaminuese ka përparuar

3. Të bëhet ripyetja e personave që kanë dijeni kryesisht ish efektiv dhe efektiv të Gardës me sherbim në datë 21.01.2011.

4. Ripyetja e personave pjesmarrës në tubim, të afërm të viktimave dhe persona dëshmitar që kanë qenë pranë viktimave nëse kanë mësuar ndodnjë të dhënë me interes për hetimin.

5. Të bëhet rikqyrja e pamjeve filmike të tubimit të datës 21.01.2011 duke u fokusuar konkretisht ne vrasjen e shtetave Ziver Veizi, Aleks Nika dhe Hekuran Deda si dhe plagosjen e shtetasve Fatos Mahmutaj, Sokrat Gode, Herald Bisha, Ates Dybeli, lia Qeko dhe llia Papa.

6 Të kërkohet me anë të shkresës zyrtare IPSH Tirane nëse ka laborator për ekzaminime kriminalistike ne vendet e BE- se dhe jashtë saj në gjendje të ekzaminoje predhen e nxjerrë nga trupi i Aleks Nikës

7. Si dhe veprime te tjera që mund të dalin nga kryerja e detyrave të mësipërme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 10 vite nga 21 janari 2011 10 vite nga 21 janari 2011

Sondazh

Poll