Aktualitet

I kërkojnë të largohet nga banesa, kryefamiljari: Nuk kam ku shkoj, të më çelet fondi dhe të më jepet leja e ndërtimit

21 Janar 2021, 13:50 Nga DOSJA
I kërkojnë të largohet nga banesa, kryefamiljari: Nuk kam ku

POLIÇAN– Familja Minollari në fshatin Peshtan të Poliçanit iu është kërkuar që të largohet nga banesa ku ndodhen pasi është në rrezik për tu shembur.

Gramoz Minollari dhe 2 fëmijët e tij, 12 dhe 7-vjeç, jetojnë prej 6-vjetësh në një banesë të shkatërruar totalisht. Banesa, ku jeton kjo familje është përmbytur dhe ka rrëshkitur në vitin 2015, si pasojë e erozionit të tokës.


Pas vlerësimit të bërë nga Këshilli i Qarkut Berat një vit e gjysëm pas shembjes, gjeologët kanë kryer edhe vlerësimin e banesës dhe pasi kanë deklaruar se godina ka rrezik shembjeje pasi toka është e paqëndrueshme, i kanë kërkuar Gramozit të largohet bashkë me fëmijët. Gramoz Minollari deklaron se, ai nuk ka asnjë vend ku të shkojë bashkë me fëmijët,pasi është i papunë dhe se nuk i ushqen dot fëmijët vetëm me një ndihmë ekonomike që merr.

Gramozi shprehet se, në vitin 2018 i është hedhur vetëm 30% e dëmit që është përcaktuar nga qarku dhe prej 3-vjetësh sorrollatet nga zyrtarët e shtetit në çdo institucion. “Ku nuk kam shkuar për të kërkuar të drejtên time. Në prefekturë mê thonë e ka fajin bashkia e Poliçanit,në bashki më thonë se e ka fajin Ministria,nuk di ku ta gjej të drejtën. Të më çelet fondi dhe të më jepet leja e ndërtimit”-,shprehet 52-vjeçari Gramoz Minollari.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gramoz minollari gramoz minollari

Sondazh

Poll