Aktualitet

Ndryshime në qeveri, Eugena Tomini emërohet zv/ministrja e katërt e Shëndetësisë

21 Janar 2021, 13:15 Nga DOSJA
Ndryshime në qeveri, Eugena Tomini emërohet zv/ministrja e katërt

TIRANË- Eugena Tomini është emëruar zv/ministre e Shëndetësisë. Tomini deri më tani ka mbajtur postin e shefes së Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik.

Tomini bëhet zv.ministrja e katërt e Shëndetësisë në vendin tonë. Zv.ministrat e tjerë të Shëndetësisë janë Mira Rakacolli, Albert Nikolli dhe Bardhylyka Kospiri. 

Ende nuk dihen arsyet e kësaj lëvizjeje, apo se kush do të pasojë në ISHP, Eugena Tominin. 

Jo më larg se dje, Dosja.al publikoi edhe disa foto sesi zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli shkelte hapur rregullat e distancimit social për të marrë pjesë në një mbledhje të organizuar nga deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eugena tomini eugena tomini

Sondazh

Poll