Dalin pa mask në rrugë/ Policia ndëshkon 453 qytetarë, 5 shoqërohen në komisariat, nuk pranuan të tregojnë mjetin e iden
21 Janar 2021, 13:44Nga DOSJA
TIRANË-Policia e shtetit, ditën e sotme ka ndëshkuar 453 qytetarë, të cilët kanë dalë pa maskë në rrugë.
Si rezultat i kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 453 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.
Po ashtu, gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 5 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.
Njoftimi i policisë:
Ndëshkohen me masë administrative 453 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 453 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 5 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër, Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Pedagogu i njohur Ervin Goci ka publikuar në profilin e tij të ‘Facebook’ foton e Kryetares së Komitetit Teknik të Ekspertëve Mira Rakacollit e cil...
TIRANË- Eugena Tomini është emëruar zv/ministre e Shëndetësisë. Tomini deri më tani ka mbajtur postin e shefes së Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit...
TIRANË– Kërkesat e policisë për rihapjen e çështjes së ’21 janarit’ janë bërë të ditura. Shtatë pikat kërkojnë që të rinisin hetimet për të zbardhur...
TIRANË– Ish-shefi i antidrogës në Fier, Dritan Zagani ka marrë fletë-thirrje sot nga Gjykata e Apelit në Vlorë. Vetë ai ka publikuar fotot e dokumentave që...
TIRANË– Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në në zonën Çermë-Divjakë. Mësohet se tre persona kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit ja...
TIRANË- Zbardhen lëvizjet në Shqipëri të biznesmenit të zhdukur italian, Davide Pecorelli. Gazetari Arsen Rusta bën me dije se Davide Pecorelli, përgjatë v...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka sekuestruar pasurinë me vlerë prej 5 milionë eurosh të dy vëllezërve nga Mirdita, Sokol dhe Elson Marku, të cilët janë nën het...
SERBI-Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se që prej datës 20 janar 2021 , ka hyrë në fuqi marrëveshja ndryshuese ndërmjet Këshillit të Ministrave...
GJIROKASTËR– Në 10 vjetorin e vdekjes së Ziver Veizit, familjarët e tij janë mbledhur ditën e sotme në Gjirokastër për të përkujtuar 10-vjetorin e ndarjes ...