Aktualitet

Pas sherrit në banesë plagos të vëllanë, prangoset 38-vjeçari në Vlorë

21 Janar 2021, 12:29 Nga DOSJA
Pas sherrit në banesë plagos të vëllanë, prangoset

VLORË– Një 38-vjeçar është prangosur në Vlorë, pasi akuzohet se ka plagosur vëllanë e tij. I riu me iniciale B.T., 38 vjeç, pas një konflikti në banesën e tij, ka qëlluar me thikë të vëllanë, 47-vjeçarin me inicale F.T.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B. T, 38 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në banesë, ka plagosur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, vëllanë e tij, shtetasin F. T., 47 vjeç, banues në Vlorë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë). Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e vlores vlore policia e vlores vlore

Sondazh

Poll