Aktualitet

‘Surpriza e radhës nga atdheu’/ DOKUMENTI me rëndësi, ç’i shkoi me postë Dritan Zaganit: Kur duan të gjejnë

21 Janar 2021, 12:30 Nga DOSJA
‘Surpriza e radhës nga atdheu’/ DOKUMENTI me rëndësi,

TIRANË– Ish-shefi i antidrogës në Fier, Dritan Zagani ka marrë fletë-thirrje sot nga Gjykata e Apelit në Vlorë. Vetë ai ka publikuar fotot e dokumentave që ka marrë në postë, mëngjesin e sotëm, duke shtuar se drejtësia “këmbëngul” për paraqitjen e tij, edhe pse ai e ka bërë të qartë se përfaqësohet nga një avokat.

Ndërkohë, ndër të tjera Zagani, me ironi shton se drejtësia, nëse ka vullnet të mirë, ta dërgon fletë-thirrjen në postë, edhe pse pretendohet se është në arrati jashtë vendit. 

“Sot ne poste ishte surpriza e radhes nga atdheu… flete-thirrje per gjyqe nga Gjykata Apelit Vlore. Edhe pse ua kam kthyer zyrtare qe une nuk kam ndërmend te paraqitem ne gjyqe, dhe se kam nje Avokat qe me përfaqëson zyrtarisht, perseri gjykata ngul kembe e dërgon thirrje zyrtare,… duhet thene deri ketu korrekt çdo gje sipas ligjit….por ..?!?!?! Se si mu kujtua Prokuroria e Fierit dikure ne pushimin e çështjes ndaj Sajes qe pasi me “kerkoi”e me “kerkoi” te dëshmojë per ate çështje, e mbylli fare se nuk me gjenin dot. Apo rasti kur une bej kallëzime te ndryshme per shpifjet e shpifesit e paguar te rilindjes, dhe si gjykatat ashtu dhe prokurorit respektive nuk zhvillojnë hetime sepse une jam ne arrati dhe nuk gjindem. Ndersa kur duan te gjejte edhe me poste ta sjellin Flet-thirrjen biles. A thua jane ftilluar dhe kane kuptuar se une as jam fshehur e as qe i fshihem kurr drejtesise, apo thjesht ,therrasin dhe te gjejnë kur duan vete dhe kur u intereson….! Se di ndoshta me ne fund ka filluar te funksionoje ligji dhe drejtesia, dhe mbase kjo eshte radha e te vertetes…! Gjithsesi pata nje ndjesi te mire kur e mora posten sot,”-shkruan Zagani. 

POSTIMI I PLOTË:

Në shkallë të parë Zagani është dënuar me 4.5 vite heqje lirie, vendim që është ankimuar në Apel. Kujtojmë që ish-oficeri i policisë u bë i famshëm për denoncimet ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri, se kishte lidhje me trafikantë droge, me Habilajt. Ai tashmë prej 5 vitesh ndodhet në arrati në Zvicër, ku aty ka kërkuar edhe azil politik, ndërkohë në vendin tonë vijojnë hetimet për të.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dritan zagani dritan zagani

Sondazh

Poll