Bota

Aleksandër Vuçiç uron presidentit Biden dhe e fton për vizitë në Serbi, pak muaj pasi shprehu hapur mbështetjen për Trum

21 Janar 2021, 09:00 Nga DOSJA
Aleksandër Vuçiç uron presidentit Biden dhe e fton për

SERBI– Presidenti serb Aleksandar Vuçiç i dërgoi Presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së Joe Biden një mesazh urimi për inaugurimin e tij, duke i uruar shëndet dhe sukses dhe duke e ftuar atë të vizitonte Beogradin. Ky reagim vjen pak muaj pasi në një konferencë shtypi, pak muaj më parë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, tha se zgjedhjet e SH.B.A.-së janë të rëndësishme për Serbinë. Sipas tij, kandidati demokrat për president, Joe Biden dhe politikat e tij nuk janë në favor të Serbisë.

“Politika e tij nuk do të jetë në favor të Serbisë dhe kjo nuk ka asnjë lidhje me marrëdhëniet e mira personale që kam me të,”– ka thënë Vuçiç.

Sipas Presidentit Serb, fitorja e Trump nuk është një gjë e lehtë për tu arritur, por ai nuk e konsideron të pamundur dhe se kjo do të ishte një gjë shumë e mirë për Serbinë

Një njoftim për shtyp nga kabineti i Vuçiç,sipas medias vendase N1, ka cituar atë të ketë thënë se ai beson se Biden do të kryejë detyrat e tij si president me angazhim të vërtetë, energji të pashtershme dhe një vizion të qartë që pasqyron karrierën tuaj të gjatë politike dhe përvojën e pasur të një burri shteti.

Vucic kujtoi se 2021 do të shënojë 140 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së, dhe shprehu shpresën se marrëdhëniet e të dy vendeve do të kthehen në nivelin e një partneriteti strategjik siç ishin dhe duhet të jetë, pavarësisht plagët që kanë lënë pas nga koha e keqkuptimit dhe mosmarrëveshjes.

Vuçiç tha se ai është i sigurt se Biden është një partner i cili do të ndihmojë në forcimin e dialogut politik dhe bashkëpunimit ekonomik. Vuçiç ftoi Biden të vizitojë Serbinë dhe kujtoi vizitën e tij në 2016 në Beograd.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic uron joe biden joe biden aleksander vucic uron joe biden joe biden

Sondazh

Poll

Bota 21 Janar 2021, 11:17

VIDEO/ KE heq asistencën teknike për Skavicën

BRUKSEL– Pas vendimit të qeverisë shqiptare për të ndërtuar hidrocentralin e Skavicës me 100% financim nga shteti dhe pa kredimarrje nga BERZH-i, Komisioni Euro...