Bota

Vendimi i Greqisë për zgjerimin e ujërave detare/ Ministri i jashtëm turk: Nuk prek në asnjë mënyrë Detin Egje

21 Janar 2021, 12:07 Nga DOSJA
Vendimi i Greqisë për zgjerimin e ujërave detare/ Ministri i

TURQI-Vendimi i Greqisë për zgjerimin e ujërave territorial nga 6 deri në 12 milje, ka sjell dhe reagimin e Turqisë. Në një deklaratë për mediat ministri i jashtme Hami Aksoy ka thënë se ky vendimi për zgjerimin territorial në Detin jon nuk ndikon në Egje.

“Shtrirja e ujërave territoriale në Detin Jon nga Greqia në 12 milje detare arrin në jug të gadishullit Peloponez dhe nuk prek në asnjë mënyrë Detin Egje,“-ka thënë ai.

Gjithashtu, Aksoy ka thënë se pozicioni i Turqisë në lidhje me këtë çështjes mbetet i pandryshueshëm.

“Pozicioni i Turqisë që ujërat territoriale në Detin Egje nuk duhet të shtrihen në mënyrë të njëanshme në një mënyrë për të kufizuar lirinë e lundrimit si dhe hyrjen në det të hapur si të Turqisë ashtu edhe të vendeve të treta është i njohur nga të gjitha palët.”

Turqia dhe Greqia do të vazhdojnë bisedimet e tyre në 25 janar në lidhje me zgjidhjen e mosmarrëveshjes mbi të drejtat e kërkimeve. Athina akuzon Ankaranë për eksplorimin e rezervave të gazit në territorin detar që i përket Greqisë. Ndërsa nga ana tjetër Ankaraja thotë se territori i përket Turqisë. Ndërkohë, është folur dhe për një ndërmjetësim nga ana e kryeministrit Edi Rama, ku ministri i jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu, ka konfirmuar se ky i fundit ka propozuar që të takohet me homologun grek Nikos Dendias në Tiranë. Po ashtu është diskutuar dhe për një  takim Erdogan-Mitsotakis, por si fillim me shumë mundësi do të jenë ministrat e jashtëm që do ulen në dialog këtë janar.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni tensionet greqi turqi tensionet greqi turqi

Sondazh

Poll

Bota 21 Janar 2021, 11:17

VIDEO/ KE heq asistencën teknike për Skavicën

BRUKSEL– Pas vendimit të qeverisë shqiptare për të ndërtuar hidrocentralin e Skavicës me 100% financim nga shteti dhe pa kredimarrje nga BERZH-i, Komisioni Euro...