Bota

Covid-19/ Londra vendos autobus për të ndihmuar në transportimin e personave të infektuar

21 Janar 2021, 11:31 Nga DOSJA
Covid-19/ Londra vendos autobus për të ndihmuar në transportimin

BRITANI E MADHE-Stafi i shëndetësisë në Britaninë e Madhe (NHS),  po përgatitet për të përdoruar autobusë për transportimin e personave të infektuar me Covid-19. Sipas “TheGuardian” autobusët janë shndërruar në ambulanca të improvizuara, duk u vendosur kështu në shërbim të kryeqytetit.

Shumica e ndenjseve të autobusëve me një kat janë hequr në mënyrë që secili mund të mbaj katër pacientë. Autobusët do të jenë të personalizuar nga mjekët dhe infermierët që punojnë në NHS, veçanërisht në kujdesin intesive, ku ka dhe pajisje me mjetet e nevojshme mjekësore me qëllim trajtimin urgjent të pacientëve të infektuar.

Go-Ahead, e cila është ndërmarrja e autobusëve që zotëron automjetet ka thënë se e ka ofruar në shenjë solidariteti, për lehtësimin e transportit të paciente.

Që prej fillimit të pandemisë në Britaninë e Madhe janë shënuar mbi  3.505.754, persona te infektuar me Covid-19 dhe kanë ndërruar jetë 93.290 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britani e madhe covid-19 ne britanin e madhe britani e madhe covid-19 ne britanin e madhe

Sondazh

Poll

Bota 21 Janar 2021, 11:17

VIDEO/ KE heq asistencën teknike për Skavicën

BRUKSEL– Pas vendimit të qeverisë shqiptare për të ndërtuar hidrocentralin e Skavicës me 100% financim nga shteti dhe pa kredimarrje nga BERZH-i, Komisioni Euro...