Bota

Avdullah Hoti uron Joe Biden: Jam i gatshëm të punojë me administratën tuaj, Kosova ka marrëdhënie të veçantë me SHBA-n

21 Janar 2021, 11:48 Nga DOSJA
Avdullah Hoti uron Joe Biden: Jam i gatshëm të punojë me

KOSOVË-Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar presidentin e ri të Amerikës Joe Biden, pas inaugurimit të tij. Hoti i ka dërguar një letër Biden ku i thotë se është i  përkushtuar të punojë me administratën e tij për të forcuar institucionet demokratike, integrimin Euro-Atlantik dhe për të ndihmuar në stabilitet.

“Jam shumë i lumtur të theksoj se Republika e Kosovës ka marrëdhënie shumë të veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në historinë e fundit të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur rol vendimtar. Unë jam i përkushtuar të punojë me administratën tuaj për të forcuar institucionet demokratike, integrimin Euro – Atlantik dhe për t’u bërë një bartës i stabilitetit”, thuhet në letër, njofton Kryeministria.

Gjithashtu, Hoti ka shprehur mirënjohjen për ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe administratën e tij, për mbështetjen e dhënë për proceset demokratike në Kosovë dhe integrimet ekonomike rajonale.

Joseph Biden Jr është betuar ditën e djeshme në ndërtesën e Kapitolit, me dorën mbi biblën e familjes së tij që nga viti 1893, duke u bërë kështu zyrtarisht Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Po ashtu është betuar dhe zëvendësja e tij, Kamala Harris. E gjithë ceremonia e inaugurimit është zhvilluar e qetë, por me masa të rrepta sigurie. Pak orë më parë një alarm për bombë në Gjykatën e Lartë shqetësoi Gardën Kombëtare, por ishte thjesht një alarm fals.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti hoti uron biden joe biden avdullah hoti hoti uron biden joe biden

Sondazh

Poll

Bota 21 Janar 2021, 11:17

VIDEO/ KE heq asistencën teknike për Skavicën

BRUKSEL– Pas vendimit të qeverisë shqiptare për të ndërtuar hidrocentralin e Skavicës me 100% financim nga shteti dhe pa kredimarrje nga BERZH-i, Komisioni Euro...