Bota

STUDIMI i ‘Nature’: Imuniteti ndaj COVID19 zgjat më shumë se 6 muaj, antitrupat rikrijohen nga qelizat B kur rikon

21 Janar 2021, 12:57 Nga DOSJA
STUDIMI i ‘Nature’: Imuniteti ndaj COVID19 zgjat më shumë

Revista shkencore “Nature” ka publikuar një studim shpresëdhënës për të gjithë botën në përballjen me COVID19, rezultatet e të cilit provojnë se imuniteti i personave që kanë kaluar virusin zgjat më shumë se 5 muaj. Sipas Nature janë siguruar prova të forta se sistemi ynë imunitar kujton virusin përmes qelizave B dhe në momentin kur kontaktohet për herë të dytë e më gjatë virusi, krijohen menjëherë antitrupa, të cilët çuditërisht, janë më të fuqishëm se ata që janë krijuar nga trupi pas infektimit. Këto antitrupa sipas Nature mund të bllokojnë variantin e parë të COVID por edhe mutacionet që kanë trembur njerëzimin, si ai i Afrikës së Jugut.

Disa studiues nga Rockfeller University dolën në përfundimin se antitrupat e rinj prodhohen nga qelizat imune që vijojnë të evulohen për shkak të ekspozimit ndaj mbetjeve të virusit që fshihen në indet e zorrëve. 

Kujtesa afatgjatë e trupit për të ndaluar COVID19

Antitrupat që trupi krijon pas infektimit qëndrojnë në gjak për javë dhe muaj, por nivelet e tyre bien ndjeshëm me kalimin e kohës, por sërish sistemi ynë imunitar ka menduar edhe për këtë. Studimi sugjeron që në vend që trupi të lëshojë antitrupa gjatë gjithë kohës, qelizat B të kujtesës njohin virusin dhe në momentin e takimit për herë të dytë, lëshojnë menjëherë antitrupa të rinj. Në rastin e Sars CoV-2, studiuesit kanë analizuar përgjigjet e antitrupave për 87 persona në dy fasha të ndryshme kohore. E para, një muaj pas infektimit dhe 6 muaj më pas. Siç pritej, 6 muaj më pas kishte ende antitrupa, megjithëse në numër më të ulët. Ndërsa qelizat B, përgjegjëse për të prodhuar anti-trupa në rast se trupi kontakton virusin për herë të dytë, jo vetëm që nuk u ulën në numër, por u rritën. Qelizat B, prodhuan antitrupa duke e goditur virusin, dhe numri i tyre sërish nuk u ul.

Një tjetër lajm me rëndësi që vjen nga ky studim është vëzhgimi që shkencëtarët iu kanë bërë qelizave B të kujtesës. Ata kanë zbuluar se qelizat kishin pësuar disa mutacione pasi personi kalonte COVID19, dhe për efekt, antitrupat e tyre ishin shumë më të forta se antitrupat e zakonshëm që prodhon trupi.  Eksperimentet laboratorike treguan se ky grup i ri antitrupash ishin më mirë të afta për t’iu kundërpërgjigjur fort virusit dhe mund të njihnin edhe versione që kanë pësuar mutacion.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota revista nature revista nature

Sondazh

Poll

Bota 21 Janar 2021, 11:17

VIDEO/ KE heq asistencën teknike për Skavicën

BRUKSEL– Pas vendimit të qeverisë shqiptare për të ndërtuar hidrocentralin e Skavicës me 100% financim nga shteti dhe pa kredimarrje nga BERZH-i, Komisioni Euro...