Bota

‘Do të të votoj, por…’/ Çun Lajçi ka një KËRKESË për Albin Kurtin: Ne nuk paskemi pas’ shtet po ‘Mafi e Katand

21 Janar 2021, 12:46 Nga DOSJA
‘Do të të votoj, por…’/ Çun Lajçi ka

PRISHTINË– Aktori i njohur nga Kosova, Çun Lajçi ka bërë një kërkesë ndaj kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti. Pasi ka premtuar që do ta votojë në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lajçi ka një kërkesë për politikanin, të cilit fillimisht i ka sqaruar se nuk është simpatizanti i tij. 

“Nuk jam i yti ( se veç i Ibres isha) por kam me t’votua e kam me i lutë edhe mija të tjerë, se vet po tregojnë, qe ne nuk paskemi pasë shtet po Mafi e Katandi! Në “Bastardin” tim t’kam shkrua: Reformoje pak edhe vetën edhe VV-në, e sot po t’them: Mos prano n’parti tyrlifar ujemi, se t’myket magjëja! -Mos e ndëgjo vetëm vetvetën se kthehesh n’fantazëm!,“-shkruan ndër të tjera aktori. 

Postimi i plotë:

Djalosh, nuk te dua por kam me t’votua?!

Jo pse t’besoj, por pse të tjerët po m’detyrojnë me t’besua e me tanë qenjen time me qenë kundër vullnetit tim!

Gjithçka që asht ndalë me hile, ka shpërthye si diga e gjithçka asht përmbytë!

-Landa ishte edhe n’zgjedhjet e para nji viti! A ishte?

Nuk dua e kam me t’votua (edhe unë shitësi i librave), se po tregojnë hapur se sa shtet kriminal paska qenë e qenka kjo Kosova ime për t’cilën shkruej e knoj çdo ditë.

-Para ca ditësh shkrova e thashë: Valdete ik se nuk ke kujt me ia zbatua urdhnat ma. Por paskem qenë gabim. “Amanetet” paskan mbetë pa u krye!

Nuk jam i yti ( se veç i Ibres isha) por kam me t’votua e kam me i lutë edhe mija të tjerë, se vet po tregojnë, qe ne nuk paskemi pasë shtet po Mafi e Katandi!

Në “Bastardin” tim t’kam shkrua: Reformoje pak edhe vetën edhe VV-në, e sot po t’them: Mos prano n’parti tyrlifar ujemi, se t’myket magjëja!

-Mos e ndëgjo vetëm vetvetën se kthehesh n’fantazëm!

Unë mbetëm artist i viteve t’arta dhe i shkrimeve t’vonueme e kurrë i partive, por s’po mundem pa e pa t’keqën.

Po, këta m’detyruen e unë shpërtheva n’vargje:

Kur digjem mallit për Shkodrën

M’kokërrisen dhitë e kuqe kodrave t’Vraninës

Nji motër del n’çardak vllaun me vajtua

Nji cjap blegëron n’kepa t’Cetinës

Nji plak n’Hot mbledhë rrashta për kapuça

Marash Vata i Shkrelit pisket

Dujeni Shqipninë se iu vret buka

Dardani, 21.01.2021

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti çun lajçi albin kurti çun lajçi

Sondazh

Poll

Bota 21 Janar 2021, 11:17

VIDEO/ KE heq asistencën teknike për Skavicën

BRUKSEL– Pas vendimit të qeverisë shqiptare për të ndërtuar hidrocentralin e Skavicës me 100% financim nga shteti dhe pa kredimarrje nga BERZH-i, Komisioni Euro...