Bota

Mega operacioni antidrogë në Itali/ Arrestohen 47 persona, mes tyre një grua shqiptare. Grupi i mafias me vlerën e 300 milio

21 Janar 2021, 11:50 Nga DOSJA
Mega operacioni antidrogë në Itali/ Arrestohen 47 persona, mes tyre

TIRANË– Një mega operacion është zhvilluar ditën e sotme në vendin fqinj, Italinë ku në pranga kanë rënë 47 persona, mes tyre dhe një grua shqiptare. Operacioni kundër mafias ka sekuestruar miliona euro pasuri, mes tyre kompani nën sekuestro, banesa automjete dhe llogari bankare. Mësohet se mes të arrestuarve në megaoperacionin e Antimafias italiane, i koduar “Basso profilo”, është edhe një grua shqiptare.

Gruaja e quajtur Odeta Hasaj, lindur në Shqipëri më 16/05/1967 është një nga personat që ra në pranga të policisë pasi ishte e përfshirë në aktivitetin me vlerë mbi 300 milionë euro.

DETAJET NGA OPERACIONI:

47 të arrestuar
59 kompani nën sekuestro
45 banesa nën sekuestro
29 automjete nën sekuestro, mes të cilëve 2 Porsche
77 llogari bankare nën sekuestro
24 karta crediti nën sekuestro
1 mjet lundrues
1 kallup floriri
1 orë Rolex

Në operacion morën pjesë 370 forca policore, prej të cilëve 200 pjesë e trupave të Antimafias italiane, e 170 forca të përëra nga Guardia di Finanza e të Policisë së Shtetit.

Operacioni po ekzekuton urdhër arrestime të shumta ndaj eksponentëve më të rëndësishëm mafiozë të klanevetë Ndranghetas kalabreze si “Grande Aracri”, “Arena”, “Buonaventur”e Aracri”, që veprojnë në Crotone, Isola Capo Rizzo dhe Cutro.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni operacioni ne itali operacioni ne itali

Sondazh

Poll

Bota 21 Janar 2021, 11:17

VIDEO/ KE heq asistencën teknike për Skavicën

BRUKSEL– Pas vendimit të qeverisë shqiptare për të ndërtuar hidrocentralin e Skavicës me 100% financim nga shteti dhe pa kredimarrje nga BERZH-i, Komisioni Euro...