Bota

FOTOT: Njeriu që i “vodhi” skenën Joe Biden, gjatë inagurimit si president

21 Janar 2021, 11:58 Nga DOSJA
FOTOT: Njeriu që i “vodhi” skenën Joe Biden, gjatë

SHBA– Dje u mbajt ceremonia e inagurimit të presidentit të 46-të të SHBA-së, Joe Biden, ku ndryshe nga herët e tjera nuk u bë shkëmbimi ndërmjet presidentit në largim dhe atij në detyrë, por dhe situata e pandemisë ndikoi që dhe pjesmarrja të ishte e kufizuar dhe brenda rregullave anti-COVID.

Ndër pjesmarrësit në ceremoni ishte dhe senatori Bernie Sanders, i cili tërhoqi gjithë vëmendjen gjatë ceremonisë së inagurimit të Joe Biden si president, për qëndrimin e tij dhe veshjen. Zakonisht pjesmarrësit e rangut të lartë si ish-president, senator dhe figura të njohura të politikës dhe artit gjithmon shihet edhe te pjesa e kurimit dhe imazhit që mbajnë gjatë ceremonisë.

Ky imazh i Bernie Sanders mund të shihet dhe si ‘indiferentizëm’ apo një mesazh ndaj ceremonisë, kjo mbase sepse ai vetë ka qenë një ndër kandidatët për president i cili nuk arriti të siguronte mbështetjen e partisë së tij.

Ish-kandidati për president mbante në duar dorashka leshi të thurura me një stil të veçantë dhe në mënyrë të pashpjegueshme mbante një zarf të madh në ceremoni, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte xhaketa e tij, të cilën ai e ka veshur në evenimente të ndryshme.

Fotot e tij bënë xhiron e rrjetit dhe me të u bënë meme të shumta, ku mund të veçohen disa prej tyre të cilat e vendosin atë në hollin e një spitali, pranë një femre, dhe në një zyrë.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bernie sanders ceremonia e inagurimit te biden bernie sanders ceremonia e inagurimit te biden

Sondazh

Poll

Bota 21 Janar 2021, 11:17

VIDEO/ KE heq asistencën teknike për Skavicën

BRUKSEL– Pas vendimit të qeverisë shqiptare për të ndërtuar hidrocentralin e Skavicës me 100% financim nga shteti dhe pa kredimarrje nga BERZH-i, Komisioni Euro...