Politike

S’ka COVID për 21 janarin? Ulsi Manja: S’kanë lidhje! Kërkojmë zbardhjen e 21 janarit nga drejtësia e re

21 Janar 2021, 11:08 Nga DOSJA
S’ka COVID për 21 janarin? Ulsi Manja: S’kanë lidhje!

TIRANË– Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka folur lidhur me 21 janarit. Në një prononcim për mediat, Manja u shpreh se socialistët kërkojnë nga drejtësia e re, zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë që i pyetur lidhur me pandeminë dhe shkeljen e ligjit për ndalimin e grumbullimeve, ai u shpreh se të gjithë qytetarët ishin me maska.

PJESË NGA PRONONCIMI:  

Ulsi Manja: 21 janari kërkon drejtësi! Aktualisht dosja është e pezulluar në drejtorinë e Policisë së Tiranë, shumë shpejt pritet fillimi i hetimeve. Pa drejtësi për 21 janarin, drejtësia në Shqipëri është në pikëpyetje. Që të jemi të qartë që qeveria nuk bën hetime. Nga drejtësia e re presim zbardhjen e 21 janarit. Këtë kërkojmë sot.

Grumbullimi?

Ulsi Manja: Janë dy gjëra krejt pa lidhje. 21 janari dhe kjo është palidhje. Qytetarët janë të gjithë me maska.

LAJMI KRYESOR: Me karafila në duar! Kohë COVID-i por socialistët nuk ‘harrojnë’ traditën, HOMAZHE tek vendi ku u vranë 4 protuesit, kërkesë njëzëri: Drejtësia të zbardhë ngjarjen!

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 21 janar 2011 ulsi manja 21 janar 2011 ulsi manja

Sondazh

Poll