Politike

Rama, Gjonaj, Ruçi e Peleshi u dorëzojnë simbolin e ‘Dëshmorëve të Atdheut’, familjarëve të 4 viktimave të 21 janar

21 Janar 2021, 10:10 Nga DOSJA
Rama, Gjonaj, Ruçi e Peleshi u dorëzojnë simbolin e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u kanë dorëzuar simbolin e ‘Dëshmorëve të Atdheut’ familjarëve të 4 viktimave të 21 janarit 2021.

Njëri pas tjetrit familjarët kanë shkuar para zyrtarëve të lartë të vendit për të marrë nderimet.


Paraditën e sotme, vetëm 3 muaj para zgjedhjeve, kryeministri Edi Rama shpalli 4 të vrarët më 21 janar 2011, gjatë protestave në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, “Dëshmorë të Atdheut”. Para familjarëve të viktimave, Rama ka premtuar drejtësi duke u shprehur se nga ngjarja kishte nxjerrë ‘leksione’ lidhur me protestat e qytetarëve.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 21 janar 2011 edi rama 21 janar 2011 edi rama

Sondazh

Poll