Politike

10 vite nga vrasja e 4 protestuesve më 21 janar Rama: Parlamenti nuk bën gjyqe dhe as akuza penale, duhet të veprojë drejtë

21 Janar 2021, 09:30 Nga DOSJA
10 vite nga vrasja e 4 protestuesve më 21 janar Rama: Parlamenti nuk

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka fajësuar sistemin e gjyqësorit për drejtësinë e munguar për 4 të vrarët e 21 janarit. Në fjalën e tij, para familjarëve, Rama u shpreh se Kuvendi nuk merr dot vendime dhe nuk bën as gjyqe. Numri një i qeverisë tha se qeveria apo edhe kryeministri nuk mund të ngrenë akuza penale për t’ia çuar gjykatës së partisë, por është drejtësia që i bën të gjitha këto.

Janë të gjithë dëshmitarë të një të vërtete tjetër që tanimë është kthyer në normë, të vërtetës se protesta është shprehje e të drejtës dhe nevojës për tu dëgjuar dhe si asnjëherë më parë në këto vite qevria e republikës ka pasur jo vetëm vullnetin për të dëgjuar por dhe karakterin për të reaguar deri për të kërkuar ndjesë. Protesta ka shpalosur përmes të drejtës së vet ka treguar se ka qënë qeveria në pozitën e palës që duhet të hiqet, dhe kanë qënë protestuesit në palën që duhet të dëgjohet. Në të gjitha rastet vlerësimi maksimal është detyrë e patjetërsueshme, nuk ka më asnjë krahasim nëse 21 janarin e marrim si pikën kulmore të degradimit të pusgtetit të një shëmbulltyre të një shëmbulli të forcës dhe jo të forcës së shembullit. Nga ana tjetër unë jam shumë i vetëdijshëm se sa herë flitet për 21 janarin dhe vjen, shumë zemra të lënduara dhe të trazuara nga kujtimi  i asaj tragjedie që për hir të së vërtetës ishte rezultati i një barbarie të papërputhshme me kontinentin ku ne jetojmë dhe pa të ngjashme me situata në vendet e kësja familje europiane ku ne i përkasim. Menjëherë ngrejmë pikëpyetjen, akuzën në drejtimin tonë duke thënë një të vërtetë që drjetësia për 21 janarin është e papërfunduar, larg së qeni e përfunduar por duke ngatërruar nga ana tjetër kohën..Sot në një kohë kur kryeministri, partia, mund të bëjnë atë që i takon të bëjë drejtësia, parlamenti nuk bën gjyqe dhe nuk jep vendime gjyqësore, qeveria nuk bën rolin e prokurorisë, dhe as ministri i drejtësisë dhe as kryeminstri nuk mund të ngrenë akuza penale. Pushteti gjyqësor, 1 nga tre pushtetet, i pavarur, shumë kush e konsideron këtë si përpjekje se ende sot drejtësia nuk e ka kryer detyrën e vet për të vënë në vend secilin nga pjesmarrësit në atë tragjedi. Për të vënë vend në të drejtën e padiskutueshme të të gjithë të afërmëve, prindërve motrave dhe vëllëzerve, përtej tyre të katër dëshmorëve të 21 janarit, për të vënë në vend në atë që në fund të fundit materializon të drejtën,”-shtoi Rama. 

Paraditën e sotme, vetëm 3 muaj para zgjedhjeve, kryeministri Edi Rama shpalli 4 të vrarët më 21 janar 2011, gjatë protestave në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, “Dëshmorë të Atdheut”. Para familjarëve të viktimave, Rama ka premtuar drejtësi duke u shprehur se nga ngjarja kishte nxjerrë ‘leksione’ lidhur me protestat e qytetarëve.

(a.b.k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 21 janar 2011 edi rama 21 janar 2011 edi rama

Sondazh

Poll