Politike

‘Si terroristët’/ Rama: Dy personat që qëlluan më 21 janar, nga vetëbesimi i tepruar krijuan viktima, pa i njohur

21 Janar 2021, 09:53 Nga DOSJA
‘Si terroristët’/ Rama: Dy personat që qëlluan

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar “terroristë” dy gardistët e dënuar për vrasjen e 4 protestuesëve të 21 janarit, 10 vite më parë. Në fjalën e tij nga Kryeministria, Rama ironizoi edhe vendimin e marrë nga Gjykata e Apelit lidhur me ngjarjen e ndodhur.


“Dy personat që kanë qëlluar që kanë vrarë konsiderohen nga gjykata si individë që nuk kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin, që nuk njihnin viktimat dhe nuk kanë pasur bashkëpunim me personat e tretë. Këtë e thotë gjykata e Apelit, nuk e them unë, që nuk kanë dashur të vrasin. Nga vetëbesimi i tepruar kanë krijuar viktima, si terroistët që nuk njohin viktimat. Njësoj si terroristët që nuk bashkëpunonojnë te palët e treta, vrasin njerëz dhe janë të pafajshëm, ky është absurdi i jetës reale të organizmit të sistemit të drejtësisë me të cilën jem përballur dhe po përballemi. Po përpiqemi të cojmë pëpara për atë pjesë që i takon, reformimin e drejtësisë. Nuk janë të tilla, nuk janë leksione, janë fjalë që përpiqen të thonë se e gjitha kjo që materilaizohet në këtë drejtësi, ka arsye që lidhen me zgjedhjen që kemi bërë duke vendosur që të kalojnë nga një regjim totalitar në një sistem demokratik,“-shtoi Rama.

Paraditën e sotme, vetëm 3 muaj para zgjedhjeve, kryeministri Edi Rama shpalli 4 të vrarët më 21 janar 2011, gjatë protestave në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, “Dëshmorë të Atdheut”. Para familjarëve të viktimave, Rama ka premtuar drejtësi duke u shprehur se nga ngjarja kishte nxjerrë ‘leksione’ lidhur me protestat e qytetarëve.

(a.b.k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 21 janar 2011 edi rama 21 janar 2011 edi rama

Sondazh

Poll