Politike

Gjyqtarët e çështjes së 21 janarit, Rama: Ku janë sot ata? Janë larguar si pjesë e llumit, s’kaluan dot filtrin e V

21 Janar 2021, 09:48 Nga DOSJA
Gjyqtarët e çështjes së 21 janarit, Rama: Ku janë sot

TIRANË– Numri një i qeverisë, Edi Rama ka sulmuar nga Kryeministria, gjyqtarët dhe prokurorët që hetuan dhe gjykuan dosjen e 21 janarit. Rama, para familjarëve të 4 viktimave, tha se të gjithë janë larguar nga sistemi si pjesë e llumit që pastroi procesi i Vettingut.

Të tjerët mendojnë se me pastrimin e këtij llumi mbaron llogaridhënia e këtyre njerëzve, jo mbase shumë kush ka menduar se vetingu është një shkallë ndëshkimore, për sistemin. Jo, Vettingu është filtri që pastron të gjithë prurjen në sistem, në themele të reja dhe për të garantuar që i gjithë organizmi i sistemit të re është i pastruar nga metastazat e një kanceri që degradoi sistemin duke dëmtuar organizmin e shtetit dhe të shoqërisë soonë, do të jetë faza tjetër ajo e sistemit të pastruar nga kanceri që do realziojë atë që njerëzit presin me padurim të mirëkuptueshëm,”-tha Rama.

PJESË NGA FJALA:

Ku janë sot ata që përdorën çekiçin e gjykatësit përmes seancave gjyqësore absurde, të drejtën e të gjithë familjarëve, e shoqërisë, një pjesë e tyre nuk janë më pjesë e sistemit të drejtësisë. Janë larguar si pjesë e llumit, disa janë larguar duke dhënë dorëheqejen të vetëdijshëm se si pjesë e llumit nuk mund ta kalonin filtrin e sistemit dhe një pjesë tjetër janë akoma në punë duke qënë se nuk ia ka ardhur akoma rradha. Kjo është pasqyra krejt e ngashme me kantierin e rindërtimit dhe të sistemit të shëndetësisë. Të tjerët mendojnë se me pastrimin e këtij llumi mbaron llogaridhënia e këtyre njerëzve, jo mbase shumë kush ka menduar se vetingu është një shkallë ndëshkimore, për sistemin. Jo, Vettingu është filtri që pastron të gjithë prurjen në sistem, në themele të reja dhe për të garantuar që i gjithë organizmi i sistemit të re është i pastruar nga metastazat e një kanceri që degradoi sistemin duke dëmtuar organizmin e shtetit dhe të shoqërisë soonë, do të jetë faza tjetër ajo e sistemit të pastruar nga kanceri që do realziojë atë që njerëzit presin me padurim të mirëkuptueshëm.

Paraditën e sotme, vetëm 3 muaj para zgjedhjeve, kryeministri Edi Rama shpalli 4 të vrarët më 21 janar 2011, gjatë protestave në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, “Dëshmorë të Atdheut”. Para familjarëve të viktimave, Rama ka premtuar drejtësi duke u shprehur se nga ngjarja kishte nxjerrë ‘leksione’ lidhur me protestat e qytetarëve.

(a.b.k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 21 janar 2011 edi rama 21 janar 2011 edi rama

Sondazh

Poll