Politike

Humbën jetën jo rastësisht! Rama për viktimat e 21 janarit: Besuan te të drejtat dhe liritë e tyre. I kemi ndenjur pranë

21 Janar 2021, 10:12 Nga DOSJA
Humbën jetën jo rastësisht! Rama për viktimat e 21 janarit:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, i ka dedikuar disa fjalë të ndjerëve, katër protestuesëve të vrarë më 21 janar. Në fjalën e tij nga Kryeministria, Rama theksoi se ata kishin dalë për të ngritur zërin ndaj padrejtësive pasi kishin një ideal, ndërsa shtoi se ai dhe qeveria e tij u kanë ndenjur pranë të gjithë atyre që viktimat lanë pas.


Humbën jetën jo rastësisht por sepse besuan tek të drejtat dhe liritë e tyre dhe protestuan për të drejtat. Pavarësisht se në këtë moment nuk ka shumë për të thënë për rezultain, unë ndjehem shumë krenar për përpjekjen për rezultatin final. Me emocionet dhe me ngarkesen e halleve të përgjithshme nuk i jep kësaj fuqie hapjen e kutisë së pandorës, së pusetave të nëntokës së llumit, e nesërmja nuk ka diskutim që do ta vulosë si rol historik gjithçka që ne kemi bërë dhe po bëjmë qysh se kemi hapur kapitullin e pastrimit dhe të transormimit të tij. Unë ndihem mirë për një fakt tjetër, se nuk kemi pasur mundësi që të bëjmë më shumë por kemi bërë gjithcka që kemi mudnur për të mos i lëne vetëm të afërmit dhe familjarët, fëmijët e të rënëve të 21 janarit cka na jep atë lehtësimin e nevojshëm. Për sa kohë ka ende llum për të pastruar dhe ata që janë pastruar akoma nuk kanë dhënë llogari patjetër që do ti shohim në sy për dicka që do bëjmë për të gjithë familjet e tyre. Sot ne i dorëzojmë familjeve simbolin e dëshmorit të atdheut për të dashurit e tyre, jam i bindur se prania e atij simboli në të katër shtëpitë do të jetë një pikë e dukshme, drejtësia do ta bëjë të sajën , ata që i vranë për herë të dytë në bashkëpunim, me njëri tjetrin me palë të treta të veshur nën togën e zezë të gjykatësve do përgjigjen, sic do përgjigjen të gjithë,“-tha Rama.

Paraditën e sotme, vetëm 3 muaj para zgjedhjeve, kryeministri Edi Rama shpalli 4 të vrarët më 21 janar 2011, gjatë protestave në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, “Dëshmorë të Atdheut”. Para familjarëve të viktimave, Rama ka premtuar drejtësi duke u shprehur se nga ngjarja kishte nxjerrë ‘leksione’ lidhur me protestat e qytetarëve.

(a.b.k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 21 janar 2011 edi rama 21 janar 2011 edi rama

Sondazh

Poll