Politike

21 janari/ Rama: Parlamenti nuk bën gjyqe, nuk jep vendime gjyqësore, qeveria nuk bën rolin e prokurorisë

21 Janar 2021, 09:38 Nga DOSJA
21 janari/ Rama: Parlamenti nuk bën gjyqe, nuk jep vendime gjyqësore,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka “hequr përgjegjësinë” nga vetja lidhur me dënimin e autorëve të vrasjes së 21 janarit, 10 vite më parë. Para familjarëve, Rama është shpreguar se ai nuk ngre dot akuza dhe nuk merr as vendime. Edhe pse në 2013, një nga premtimet e bëra ishte vendosja e të drejtës lidhur me vrasjen e protestësve. Por 10 vite më vonë nuk është bërë ende asgjë.


Jemi sot në një kohë kur kryeministri, partia, mund të bëjnë atë që i takon të bëjë drejtësia, parlamenti nuk bën gjyqe dhe nuk jep vendime gjyqësore, qeveria nuk bën rolin e prokurorisë, dhe as ministri i drejtësisë dhe as kryeministri nuk mund të ngrenë akuza penale,”-tha Rama.

Paraditën e sotme, vetëm 3 muaj para zgjedhjeve, kryeministri Edi Rama shpalli 4 të vrarët më 21 janar 2011, gjatë protestave në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, “Dëshmorë të Atdheut”. Para familjarëve të viktimave, Rama ka premtuar drejtësi duke u shprehur se nga ngjarja kishte nxjerrë ‘leksione’ lidhur me protestat e qytetarëve.

(a.b.k.m/dosja.al)

politike politike 21 janar 2011 edi rama 21 janar 2011 edi rama

Sondazh

Poll