Politike

‘Ditë për reflektim’/ Rama nderon viktimat e 21 janarit, jep titullin ‘Dëshmorit të Atdheut’ për 4 viktimat

21 Janar 2021, 09:25 Nga DOSJA
‘Ditë për reflektim’/ Rama nderon viktimat e 21 janarit,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij para familjarëve të 21 janarit,  ka nderuar me titullin “Dëshmorë të Atdheut”, 4 viktimat e 21 janarit. Në një projektligj që u “harrua” që prej 2018, Rama vendosi ta vendoste sot në fuqi, vetëm 3 muaj para zgjedhjeve parlamentare, nga ky kërkon një mandat të tretë.


Tragjedia e 21 janarit dhe në këtë 10 vjetor Qeveria e Republikës së Shqipërisë ka vendosur të japë titullin e lartë të dëshmorit të atdheut për të katërt dëshmorët e protestës paqësore të 21 janarit. Sot është dita për reflektim, se si ajo ngjarje tragjike mori katër jetë të pafajshme. Nëse e shohim në aspektin e parë sot i përulemi me mirënjohje të madhe përpara kujtimit të këtyre katër dëshmorëve, duke e bërë të pakapërcyeshme forcën e shtetit me raport me lirinë dhe të drejtën për të protestuar. Unë jam i bindur se ne si pjesë e asaj përpjekje në një kohë tjetër dhe në një kohë tejet të vështirë dhe të ngatërruar në marrjen e përgjegjësisë së vendit, kemi qënë mishërimi i vullnetit të palëkundur për të garantuar për të gjithë lirinë dhe të drejtën për të protestuar dhe në situata shumë herë më dramatike, nga pikëpamja e kërcënimit të fuqisë së protestës në tejkalim të gjithë asaj që përcakton, e drejta për të protestuar, duke siguruar në çdo rast që në radhë të parë jeta e protestuesit të mos vihet asesi në pikëopyetje dhe dinjiteti i protestës që është dinjiteti i shoqërisë, të mos shkelet në emër të mbrojtjes së gardhit, hapësirës përtej gardhit,”-tha Rama në fjalën e tij. 

Paraditën e sotme, vetëm 3 muaj para zgjedhjeve, kryeministri Edi Rama shpalli 4 të vrarët më 21 janar 2011, gjatë protestave në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, “Dëshmorë të Atdheut”. Para familjarëve të viktimave, Rama ka premtuar drejtësi duke u shprehur se nga ngjarja kishte nxjerrë ‘leksione’ lidhur me protestat e qytetarëve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 21 janar 2011 edi rama 21 janar 2011 edi rama

Sondazh

Poll