Politike

‘Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet’/ Ministrja Xhaçka takim me ambasadorët e BE në Shqipëri, Soreca

21 Janar 2021, 08:08 Nga DOSJA
‘Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet’/

TIRANË– Mëngjesin e sotëm është zhvilluar një takim mes ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian në Shqipëri dhe ministres së Jashtme, Olta Xhaçka. Lidhur me bashkëbisedimin virtual, ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca ka bërë me dije se kishin ndarë pikëpamjet, duke siguruar edhe njëherë mbështetjen e Europës për Shqipërinë. 

“Shkëmbim konstruktiv pikëpamjesh midis Ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-sëdhe Ministres mbi integrimin në BE, përgjigjen ndaj COVID & vaksinat; linjëzimin e politikës së jashtme të përbashkët…. Shqipëria të vazhdojë punën e saj drejt konferencës së parë ndërqeveritare. BE do të vazhdojë të ofrojë mbështetje konkrete për qytetarët,“-shkruan Soreca pas takimit. 

Ndërsa ministrja Xhaçka shton se kishte falenderuar ambasadorët për bashkëpunimin duke i theksuar edhe njëherë se Shqipëria është gati për t’u integruar në Bashkimin Europian, pasi i ka përmbushur të gjitha kushtet. 

“Zhvillova një video- konferencë me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së. Mirënjohje ndaj Amasadorit Soreca për punën e tij të mirë dhe për organizimin e mbledhjes, ku shkëmbyem pikëpamjet tona rreth këtij viti vendimtar për të ardhmen evropiane të Shqipërië. Falënderova ambasadorët për gatishmërinë dhe vullnetin e tyre të mirë për një bashkëpunim të frytshëm. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është anëtarësimi në BE. Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet. Mbetemi optimistë që BE do t’i qëndrojë fjalës së saj duke arritur në një kompromis për kornizën negociuese dhe duke caktuar një datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare gjatë 2021,“-shton kryediplomatja shqiptare. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike luigi soreca olta xhacka luigi soreca olta xhacka

Sondazh

Poll