Aktualitet

VIDEO/ Rudina Hajdari bëhet lëmsh me sloganin e Nismës Thurje: Ne nuk jemi të vjedhur

21 Janar 2021, 10:03 Nga DOSJA
VIDEO/ Rudina Hajdari bëhet lëmsh me sloganin e Nismës Thurje: Ne

TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari ka qenë e ftuar në emisionin ‘’Log’’ në ABC News, ku ka tërhequr vëmendjen me një lapsus, i cili ka shkaktuar të qeshura në studio dhe rrjet. Hajdari e cila tashmë i është bashkuar lëvizjes ‘’Nisma Thurje’’ ka ngatërruar sloganin e kësaj lëvizje, që do të garojë si një parti politike në zgjedhjet e 25 Prillit.

Në lidhje të drejtpërdrejt ajo tha- ”Sfida jonë është të kthejmë besimin te njerëzit, Slogani ynë kryesor është ne nuk jemi të vjedhur… më f..ne jemi të vjedhur por nuk jemi të varfër, duke qënë me këtë slogan, ne kemi thënë qartë që ne do mundohemi të rikthejmë , të kuptojmë që në Shqpirëi me këto burime natyrore ne kemi të ardhura më të larta se Gjermania.”

Hajdari, e cila pas largimit nga PD mbeti pa parti, tashmë ka zënë vend në një lëvizje që u konceptua si një përpjekje për të sfiduar klasat politike në Shqipëri.

Video e plotë:

 

(d.a/dosja)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gafat e rudina hajdarit gafat e rudina hajdarit

Sondazh

Poll