Aktualitet

LIDHJA e fortë në Shqipëri! Vëllezërit Marku kishin zgjedhur me kujdes bashkëpunëtorin, si ishin përfshirë me Edmond Ge

21 Janar 2021, 08:57 Nga DOSJA
LIDHJA e fortë në Shqipëri! Vëllezërit Marku kishin

TIRANË– Sokol dhe Elson Marku do të mbeten pa pasuri! Prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të tyre, që kapin vlerën e 5 milionë dollarëve, duke shkaktuar telashe për vëllezërit binjakë. Por me kë kanë bashkëpunuar për t’u shkuar puna “vaj”.

Sipas burimeve të Dosja.al nga Prokuroria, Edmond Gecaj, dyshohet se ka pasur lidhje me vëllezërit Marku, pasi në pronësi të cilit janë identifikuar 5 makina. Vetëm Gecaj është një personazh mjaft i njohur për autoritetet, pasi ka qënë vënë në pranga dhe hetuar për gjobëvënie në Tiranë, ndërsa nga TIMS rezulton ka qenë në hetim për akuzën e mashtrimit.

Gjatë operacionit “Përsëritësit”, të zhvilluar në vitin 2019, dyshohet se Gecaj është autor i disa rasteve të shtrëngimeve me anë të kanosjes për dhënie pasurie, ndodhur në periudha të ndryshme kohore në qytetin e Tiranës. Dosja.al në atë kohë raportoi se i arrestuari kryesor ishte Edmond Gecaj që drejtonte dhe grupin. Ndërkohë në pranga ra dhe shtetasi I.B., 18 vjeç. Sipas Policisë Gecaj ka qenë i arrestuar në vitin 2016 për një tentativë vrasje të presidentit të ekipit të futbollit të Korabit Fehmi Mëziu.

LAJMI KRYESOR: Ikin 5 mln euro! Gjykata sekuestron pasurinë e dy vëllezërve Sokol e Elson Marku, zbulohet “i besuari” në Shqipëri, Policia: Po punojmë për të zbuluar asete të tjera

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edmond gecaj elson marku sekuestrohet pasuria e binjakeve nga mirdita sokol marku edmond gecaj elson marku sekuestrohet pasuria e binjakeve nga mirdita sokol marku

Sondazh

Poll