Aktualitet

Me karafila në duar! Kohë COVID-i por socialistët nuk ‘harrojnë’ traditën, HOMAZHE tek vendi ku u vranë 4 protuesit, k

21 Janar 2021, 09:16 Nga DOSJA
Me karafila në duar! Kohë COVID-i por socialistët nuk

TIRANË–Familjarët e katër viktimave të 21 janarit dhe eksponentë të Partisë Socialiste janë mbledhur për të kujtuar ngjarjen e 10 viteve më parë. Të gjithë, me krye numrin një të qeverisë, Edi Ramën me karafila në duar kanë zhvilluar homazhe në vendet ku u vranë protestuesit e Partisë Socialiste.

 Në fotot e siguruara nga Dosja.al shihen qytetarë të grumbulluar së bashku, me lule në duar dhe disa pa maska, duke mos respektuar kështu masat anti-COVID të vendosura nga vetë socialistët. Megjithatë për kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, pandemia dhe homazhet janë dy çështje të ndryshme pasi të gjithë qytetarët kanë qënë të pajisur me maska.

Lidhur me ngjarjen, Manja njësoj si Rama, ka theksuar se qeveria nuk merr dot vendime dhe për këtë arsye kërkon nga drejtësia e re zbardhjen e ngjarjes. Po ashtu edhe ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli e ka cilësuar 21 janarin, si një ngjarje të rëndë, që nuk duhet të përsëritet më dhe nga e cila të gjithë duhet të nxjerrin mësime. Menjëherë pas homazheve, Rama mblodhi familjarët për një  takim në Kryeministri, ku pas 1 ore fjalim, shpalli katër të rënët “Dëshmorë të Atdheut”.

Por çfarë ndodhi më 21 Janar?

Janari i 2011-s e gjeti të polarizuar skenën politike shqiptare për shkak të videos së publikuar në emisionin investigativ “Fiks Fare”, i cili transmetoi një videopërgjim të realizuar nga i ndjeri Dritan Prifti. Në të shfaqej Ilir Meta, në atë kohë Ministër i Jashtëm dhe zv.kryeministër në koalicion me qeverinë e Sali Berishës. Sipas Priftit, në videopërgjim Ilir Meta kërkonte favore për një tender ndërtimi hidrocentrali. Gjatë bashkëbisedimit, përmendet shifra 700 mijë euro. LSI e cilësoi videon si montazh dhe makinacion të Edi Ramës, aso kohë lider të opozitës.

Ky i fundit ripërsëriti thirrjen për t’iu bashkuar protestës më 21 janar para Kryeministrisë duke ia lënë në dorë protestuesve gjithë zhvillimin e ngjarjeve. Tre persona, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda mbetën të vdekur në vend, ndërsa Aleks Nika ndërroi jetë disa ditë më vonë si pasojë e plagëve të marra para Kryeministrisë.

Pas 10 vitesh, Policia e Tiranës ka kërkuar rihapjen e dosjes dhe fillimin nga e para të hetimeve. Socialistët nga ana tjetër kanë vijuar me traditën, duke u grumbulluar dhe vendosur lule tek vendi i vrasjeve në Bulevard, duke injoruar kështu ligjet e vendosura nga vetë ata ndaj pandemisë së koronavirusit. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 10 vite nga 21 janari 2010 21 janari 2011 10 vite nga 21 janari 2010 21 janari 2011

Sondazh

Poll