Aktualitet

Rrjedhja e gazit në shkollën në Tiranë, procedohet drejtori i shkollës dhe inxhinieri

21 Janar 2021, 10:02 Nga DOSJA
Rrjedhja e gazit në shkollën në Tiranë, procedohet drejtori

TIRANË– Drejtori i shkollës private ‘Albanian Qatar Colleg’ njëkohësisht inxhinieri i tij, janë proceduar për shkak të rrjedhje së gazit që ndodhi ditën e djeshme e ku u helmuan nxënësit.

Ata janë akuzuar për veprat penale shpërdorim detyre dhe shkelje e rregullave për lëndët djegëse plasëse dhe radioaktive. Sipas policisë ata kanë vënë në funksionim sistemin e kaldajës me gaz, pa marrë më parë miratimin e Inspektoratit Shtetëror Teknik e Industrial.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit B. S., 34 vjeç dhe E. D., 36 vjeç, pasi në rrugën “Don Bosko”, në ambientet e një shkolle jopublike, këta shtetas kanë vënë në funksionim sistemin e kaldajës me gaz, pa marrë më parë miratimin e Inspektoratit Shtetëror Teknik e Industrial dhe si rrjedhojë e rrjedhjes së gazit nga depozita e gazit të sistemin të ngrohjes, 6 nxënës të kësaj shkolle kanë patur probleme shëndetësore, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Në përfundim të ekspertizës sipas grupit hetimor rezultoi se shkolla ka 2 depozita të cilat shërbejnë në sistemin e ngrohjes. Njëra prej tyre kishte pasur rrjedhje për shkak të tejmbushjes. Ditën e djeshme u helmuan gjashtë nxënëse të cilat u dërguan menjëherë në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore. Ndërkohë që ende nuk ka njoftim nëse mësimi në shkollë do të vijojë apo është ndërprerë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rrjedhje gazi ne don bosko rrjedhje gazi ne don bosko

Sondazh

Poll