Aktualitet

Shpërthimet në Lezhë/ Peshkatarët: Ishim në det, kishte dy shpërthime, nuk pamë asgjë 

20 Janar 2021, 22:16 Nga DOSJA
Shpërthimet në Lezhë/ Peshkatarët: Ishim në det, kishte

LEZHË– Banorët e Lezhës janë ende të frikësuar nga nata e kaluar, pasi mbrëmë u dëgjuan dy shpërthime, të cilat ende nuk dihen se nga erdhën dhe se nga u shkaktuan. Ndërkohë një prej  banorëve nga Shëngjini në Tale, ka thënë se nga shpërthimi banesa është tronditur dhe xhamat kanë kërcitur, duke shtuar se në momentin kur ka dalë jashtë së bashku me familjen e tij nuk kanë parë asgjë. Ai ka thënë se së bashku me një shok po peshkonte dhe sipas tij filimisht shpërthimi u dëgjua fort dhe tronditi edhe tokën, më pas pati edhe një shpërthim të dytë por që nuk kishte parë asgjë.

“Banesa u trondit, xhamat kërcitën dhe menjëherë kemi dalë jashtë, por nuk pamë asgjë. Nuk e kemi idenë se çfarë ka ndodhur, por zhurma erdhi nga deti dhe frika ishte shumë e madhe. Dukej që zhurma vinte nga ana e detit sikur diçka të kishte shpërthyer në ajër. Unë isha duke peshkuar kur fillimisht pati një shpërthim që u dëgjua fort dhe tronditi edhe tokën, më pas pati edhe një shpërthim të dytë por nuk pashë asnjë flakë apo dritë drejt shikimit nga vinte kjo zhurmë. Nga frika së bashku me kolegun tim kemi lënë peshkimin dhe kemi shkuar në shtëpi. Ishte një natë e gjatë plot frikë dhe panik” tha ai.

Mbrëmjen e djeshme Shëngjini u trondit nga dy shpërthime të forta që nuk u mësuan se nga ardhën dhe çfarë ndodhi. Rreth orës 20:00 të mbrëmjes banorët dëgjuan shpërthimet e njëpasnjëshme dhe menjëherë telefonuan Policinë e Shtetit.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dy shperthime ne lezhe dy shperthime ne lezhe

Sondazh

Poll