Aktualitet

10 vite nga ’21 janari’! Homazhe tek vendet ku i vranë, Rama i shpall “Dëshmorë të Atdheut”, socialistët kërkojnë

21 Janar 2021, 06:26 Nga DOSJA
10 vite nga ’21 janari’! Homazhe tek vendet ku i vranë, Rama i

TIRANË- Sot shënohet dekada nga ngjarja e 21 janarit. Mesditën e asaj dite, gjatë një proteste të Partisë Socialiste përballë Kryeministrisë, Garda e Republikës e drejtuar nga ish-komandanti Ndrea Prendi, qëlloi mbi 4 protestues. Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, dhe Hekuran Dedaj u vranë në vend, ndërsa Gjykata dënoi Prendin me 1 vit burg dhe ish-gardistin Agim Llupo me 3 vite burg.

Sot, ashtu si çdo përvjetor, socialistët janë mbledhur bashkë me familjarët e viktimave dhe kanë vendosur karafila tek vendet ku u vranë protestuesit. Më pas, numri një i qeverisë, Edi Rama, ka pritur në zyrën e tij në Kryeministri, familjarët e viktimave.

Këta të fundit, pas 10 viteve, Rama i ka shpallur “Dëshmorë të Atdheut”, ndërkohë që projektligji kishte 3 vite që “flinte” në Kuvend. Si Rama, edhe socialistët e tjerë, njëzëri kanë kërkuar zbardhjen e çështjes nga drejtësia. Duke u shfajsuar se qeveria dhe Kuvendi nuk merrte dot vendime, dhe as nuk kanë ndërhyrë në hetime.  

Vrasjet e 21 janarit u cilësuan nga gjykata e Apelit se kishin ndodhur nga pakujdesia, ndërkohë që edhe sot, familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi. Por jo më larg se dje, Policia e Tiranës ka dorëzuar në Prokurori një kërkesë për rifillimin e hetimeve, ku specifikon pyetjen edhe njëherë të të afërmve të viktimave dhe dëshmitarëve të vrasjes.

Gjithashtu kërkohet riinspektim për caktimin e drejtimit të qitjes gjatë vrasjes së Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës, si dhe plagosjen e Fatos Mahmutajt, Sokrat Godes,  Erald Boshas,  Artes Dybelit, Ilia Qeskos dhe Ilia Papas. Përfshirë edhe riekspertimin e predhës së gjetur në trupin e Aleks Nikës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 10 vite nga 21 janar 2011 21 janar 2011 10 vite nga 21 janar 2011 21 janar 2011

Sondazh

Poll