Aktualitet

Nuk ia doli dot! I shtruar prej disa ditësh në spitalin COVID-2, ndërron jetë piktori Mustafa Arapi

21 Janar 2021, 06:45 Nga DOSJA
Nuk ia doli dot! I shtruar prej disa ditësh në spitalin COVID-2,

TIRANË– Shuhet në moshën 70-vjeçare, piktori dhe restauratori i njohur Mustafa Arapi. 70-vjeçari Arapi prej disa ditësh gjendej i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” pasi ishte infektuar nga pandemia e koronavirusit, duke mos ia dalë që të mbijetonte. 

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është konfirmuar nga e bija e tij, studiesja Dorina Arapi, e cila edhe gjatë kohës që i ati ishte shtruar në spital bëri thirrje instancave më të larta në vend që të kujdeseshin për të.

“Sot në mesnatë, babi im u largua nga jeta. Drita, dielli, bota, shtylla e familjes sonë u shua. Ba! Dua të të kujtoj kështu të qeshur gjithmonë! Të duam përjetësisht!,“-shkruan e reja për humbjen e të atit. 

POSTIMI I PLOTË:

Po kush ishte Mustafa Arapi?

I lindur dhe rritur në Tiranë, Mustafa Arapi u diplomua në Unversitetin e Arteve (Akademia e Arteve) në degën e pikturës në vitin 1979. Pas përfundimit të studimeve, ai nisi punë si restaurues i veprave të artit bizantin në Institutin e Monumenteve të Kulturës, për të punuar më pas si pedagog në Akademi të Arteve. Përgjatë viteve, 1993-2006 ka qenë shef i Departamentit të Punëve të në Institutin e Monumenteve të Kulturës. Në ‘katalogun’ e punëve të tij, Arapi shënon restaurimin e Onufrëve, kishave, ikonave, apo dhe banesave. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mustafa arapi vdes mustafa arapi mustafa arapi vdes mustafa arapi

Sondazh

Poll