Aktualitet

Kontrabandë me mallra nga aeroporti i Rinasit/’Ekspress’ prangos 9 persona, e ‘pësojnë’ edhe 4 doganierë. Kalonin ve

21 Janar 2021, 06:53 Nga DOSJA
Kontrabandë me mallra nga aeroporti i Rinasit/’Ekspress’

TIRANË- Operacion në aeroportin e Rinasit. Policia e Shtetit ka prangosur 9 persona, të cilët akuzohen se kanë kontrabanduar mallra, duke korruptuar edhe 4 doganierë. Gjatë operacionit të koduar “Rinas Express”, Policia kapi në flagrancë 5 persona, duke sekuestruar rroba, çanta dhe këpucë.

Në pranga nga Policia u vunë: Byordi Kasmi, Alkida Lazri, Qani Lazri(i dënuar më parë për kontrabandë më mallra), Lonora Legisi dhe Altin Legisi. Ndërsa nuk “shpëtuan” as doganierët: Baftjar Kazias, me detyrë Shef Sektori në Sektorin Operacional terminal Rinas; Theodhor Naçi, me detyre doganier në aeroportin e Rinasit me detyrën kontroll në skaner pranë kontrollit fizik; Muhamet Liçaj, me detyrën e vëzhguesit si doganier i fizikut; Edlira Saliaj, me detyrën e vëzhguesit si doganier i fizikut.

Ndërsa të prangosurve u janë seksuestruar në cilësinë e provave materiale; tre automjete që përdoreshin pë transportin e mallrave; veshjet dhe 15 telefona celularë, të gjitha të padeklaruara. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia e Shtetit

Finalizohet operacioni i koduar “Rinas Ekspres”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë. Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Tiranë.

Arrestohen 9 shtetas, nga këta 5 tregtarë dhe 4 doganierë. Sekuestrohen në cilësinë e provës tre automjete që kanë shërbyer për transportin e mallrave të dyshuar kontrabandë pas daljes nga dogana, veshje të ndryshme dhe një sasi aparatesh celularë.

Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të kontrabandimit të mallrave, në kuadër të operacionit të koduar “Rinas Ekspres”, ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve: B. K., 29 vjeç, A. L., 42 vjeçe, Q. L., 46 vjeç, L. L., 62 vjeçe, dhe A. L., 37 vjeç ( me aktivitet tregtar biznes privat).

Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë shtetasit: B. K., 55 vjeç, me detyrë shef sektori në Sektorin Operacional Terminal Rinas (përgjegjës turni); Th. N., 24 vjeç, me punë doganier në aeroportin e Rinasit, me detyrën kontroll në skaner pranë kontrollit fizik; M. L., 36 vjeç, me detyrën e vëzhguesit si doganier i fizikut; E. S., 62 vjeçe, me detyrën e vëzhguesit si doganier i fizikut.

Pas hetimeve të kryera më parë dhe informacioneve të grumbulluara u bë e mundur që tregtarët e sipërpërmendur të kapeshin në flagrancë në rrugën Rinas-Kashar, duke transportuar mallra kontrabandë, pasi kishin kaluar regjimin doganor të pikës kufitare Rinas, duke mos e deklaruar mallin dhe duke shmangur tërësisht detyrimet doganore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasi të konsiderueshme veshmbathjesh, këpucë, një sasi aparatesh celularë dhe tre automjete që transportonin mallrat kontrabandë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aeroporti i rinasit operacioni rinas express tirane aeroporti i rinasit operacioni rinas express tirane

Sondazh

Poll