Politike

Java e tretë e janarit po ‘del’, ende asnjë shenjë nga vaksinat e Pfizer/ Kryeministri hesht, s’ka informac

21 Janar 2021, 06:40 Nga DOSJA
Java e tretë e janarit po ‘del’, ende asnjë shenjë

TIRANË– Ende asnjë shenjë nga vaksinat e premtuara të kompanisë “Pfizer”. Kryeministri Edi Rama, pas ardhjes së dozës së parë të vaksinave, premtoi se në javën e tretë të janarit në vendin tonë do të mbërrinin edhe ngarkesat e tjera. Me sasi të vogla, por të mjaftueshme për të injektuar me anti-trupa bluzat e bardha, të cilët përballen çdo ditë me pandeminë.

Por java e tretë e janarit ka hyrë dhe po kalon, ndërsa ende nuk ka asnjë shenjë nga vaksinat. Disa ditë më parë në një konferencë për gazetarët, numri një i qeverisë tha se për vonesën nuk ishte faji i tij por problemi i vetë kompanisë me bazë në Gjermani.

Më tej, ai shtoi se jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë vendet që kanë kontratë me të, “Pfizer” kishte kërkuar më shumë kohë për prodhimin e dozave, duke shtyrë me thuajse një muaj shpërndarjen e tyre.

Lajmi ka shkaktuar bujë në Europë, por deri  para konferencës për shtyp, Rama nuk e kishte ‘ndjerë’ që të ndantë një informacion të tillë me qytetarët, edhe pse kësaj herë nuk është “sekret-tregtar”.

Ndërkohë që presim nga Pfizer për vaksinat, ka ndonjë lajm nga mekanizimi “COVAX”? Vetë Rama pranoi se jemi shumë pranë një akordi për të marrë edhe “Modernën”, por sërish nuk ka informacion sesi po shkojnë negociatat dhe përse po vonohet përgjigja, përderisa pagesa është gati për t’u bërë nga qeveria shqiptare.

Nuk presim përgjigje vetëm për qytetarët shqiptarë por edhe për bluzat e bardha të Kosovës që premtuam me aq zell se do t’i ndihmonim. Po të mos kishin negociuar vetë për të blerë dozat e tyre të para, do të kishin mbetur ende në pritje, me sytë nga Serbia.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama nis vaksinimi ne shqiperi vaksina e pfizer edi rama nis vaksinimi ne shqiperi vaksina e pfizer

Sondazh

Poll