Politike

Vetëvendosje do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri: Nesër prezantojmë dy kandidatët tanë

20 Janar 2021, 22:20 Nga DOSJA
Vetëvendosje do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit në

TIRANË– Lëvizja Vetëvendosje ka bërë me dije se do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Në një njoftim për mediat, Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri shkruan se nesër do të prezantojë dy kandidatët e saj, por pa dhënë më tepër detaje rreth emrave të mundshëm apo për zonat zgjedhore.

Njoftimi zyrtar:

Ditën e enjte më 21 janar 2021, në ora 13:00, Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri do të mbajë konferencë për media ku do të prezantohen dy kandidatët e parë nga zgjedhësit në dy zona zgjedhore të vendit për zgjedhjet e 25 prillit. Kjo konferencë do të organizohet në zyrën e LVV Shqipëri, në adresën: Rruga “Hoxha Tahsim”, nr 105, kati 2, Tiranë (pranë Optika Roma – 200 metra mbi Pazarin e Ri).

Ftojmë mediat dhe gazetarët që ta ndjekin. Tiranë, 20 janar 2021 Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike levozja vetvendosje vetevendsoja ne shqiperi levozja vetvendosje vetevendsoja ne shqiperi

Sondazh

Poll