Politike

Rama publikoi videon dhe ironizoi për memet, Basha: Ai qesh kur Shqipëria qan, e ka të vështirë të kuptojë që shqiptarë

20 Janar 2021, 16:15 Nga DOSJA
Rama publikoi videon dhe ironizoi për memet, Basha: Ai qesh kur

TIRANË- Kryedemokrati, Lulzim Basha, i është përgjigjur Kryeministri Edi Rama pasi ky i fundit postoi disa orë më parë një video ku ironizonte opozitën.

Basha, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, shkruan me ironi se Rama qesh kur Shqipëria qan, ndërkohë shton se Kryeministri e ka të vështirë që të kuptojë që shqiptarët anembanë vendit janë lodhur prej tij.

“Kur Rama qesh, Shqipëria qan. Duket se ai e ka të vështirë të kuptojë që shqiptarët anembanë vendit janë lodhur prej tij. Këtë do ta mësojë mirë në 25 Prill kur ta largojmë dhe të sjellim një të ardhme më të mirë për familjet shqiptare.”- shkruan Basha

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në Instagram një video duke ironizuar opozitën. Ai shkruan: “Demokratët të ngrohen në diell! Memexhinjtë i zunë vendet”.

(f.m/a.k/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll