Politike

Kryemadhi në Farkë: Njerëzit janë lodhur nga fasadat, kanë nevojë për mbështetjen e shtetit

20 Janar 2021, 16:31 Nga DOSJA
Kryemadhi në Farkë: Njerëzit janë lodhur nga fasadat,

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes për Integrim, Monika Kryemadhi ditën e sotme ka zhvilluar një takim me banorët e Farkës.

Gjatë bashkëbisedimit me disa përfaqësues të zonës, Kryemadhi u shpreh se njerëzit kanë nevojë për vëmendjen e shtetit dhe jo për fasadë. Sipas Kryemadhit, edhe pse Farka ndodhet shumë pranë kryeqytetit, trafiku është gjithmonë problem për të Shkuar në Tiranë dhe këtë problem, ia adreson qeverisë.

Sot njerëzit kanë nevojë për vëmendjen e shtetit. Njerëzit sot nuk kanë nevojë për fasadë. Njerëzit kanë nevojë për bukën e përditshme në familjet e tyre, gjë që është e domosdoshme për të gjithë. Këtu je shumë afër Tiranës, vetëm 5 km, por trafiku ta bën të pamundur e duket sikur je shumë larg. Për hir të së vërtetës Komuna e Farkës ka qenë një komunë që ka zhvillim në ndërtime goxha, siç ka zhvillim siç janë komplekset e vilave apo shumë zhvillime të tjera, që shumë njerëz një pjesë të Farkës ja kanë kaluar qytetit të Tiranës, por edhe nga ajri pastër këtu duket që je larg ndotjes së Tiranës, por në fakt je dhe shumë afër. Por mundësitë janë shumë të limituara për sa i përket punësimit, për sa i përket shkollimit të fëmijëve, infrastruktura e bën të pamundur“, është shprehur Kryemadhi.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kryemadhi ne farke kryemadhi ne farke

Sondazh

Poll