Politike

Lulzim Basha uron Joe Biden: Pres të punoj me ju për të forcuar më tej aleancën SHBA-Shqipëri

20 Janar 2021, 18:04 Nga DOSJA
Lulzim Basha uron Joe Biden: Pres të punoj me ju për të forcuar

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha, ka uruar Joe Biden, pas betimit të tij si Presidenti i 46-të i SHBA-së si dhe zv.presidenten Kamela Harris.

Në jë postim që ka bërë në rrjetet sociale, Basha thotë se pret të punon me ta për të forcuar aleancën SHBA-Shqipëri.

“Urime President Joe Biden dhe Zv.Presidente Kamala Harris! Pres të punoj me ju për të forcuar më tej aleancën SHBA-Shqipëri. Ju keni provuar se demokracia është e fortë dhe se ndryshimi është i mundur. Urime më të ngrohta nga gjithë qytetarët e Shqipërisë.”– shkruan Basha.

Joseph Biden Jr është betuar sot në ndërtesën e Kapitolit, me dorën mbi biblën e familjes së tij që nga viti 1893, duke u bërë kështu zyrtarisht Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më herët u betua dhe zëvendësja e tij, Kamala Harris. E gjithë ceremonia e inagurimit është zhvilluar e qetë, por me masa të rrepta sigurie. Pak orë më parë një alarm për bombë në Gjykatën e Lartë shqetësoi Gardën Kombëtare, por ishte thjesht një alarm fals.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike inagurimi i biden lulzim basha inagurimi i biden lulzim basha

Sondazh

Poll