Politike

Ilir Meta uron Presidentin e ri të SHBA: Jemi të bindur se marrëdhëniet me Shqipërinë do të zhvillohen më tej!

20 Janar 2021, 17:21 Nga DOSJA
Ilir Meta uron Presidentin e ri të SHBA: Jemi të bindur se

TIRANË– Ilir meta ka uruar Presidentin e 46-të të SHBA, Joe Biden, i cili sapo është betuar në detyrën e tij të re.

Në një urim në rrjetet sociale,  Kreu i Shtetit Shqiptar thekson se  është i bindur se marrëdhëniet SHBA-Shqipëri do të vazhdojnë të zhvillohen më tej, “ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO”.

Mesazhi i Metës:

Urimet më të sinqerta, të miat dhe të popullit shqiptar, për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.T.Z. Joe Biden dhe Zëvendëspresidenten, Sh.S.Znj. Kamila Harris.
Jemi të bindur se marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO.
Shqipëria do vijojë të mbështetet në partneritetin strategjik me SHBA, si garanci jetike për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe në çështje të rëndësishme globale. ?????

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta uron joe biden inagurimi i joe biden ilir meta ilir meta uron joe biden inagurimi i joe biden

Sondazh

Poll