Politike

Betimi i Joe Biden, Xhaçka: Urimet më të mira për Presidentin e Amerikës dhe Harris, sytë e gjithë botës janë tek ju

20 Janar 2021, 17:29 Nga DOSJA
Betimi i Joe Biden, Xhaçka: Urimet më të mira për

TIRANË– Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka uruar gjithë të mirat për Presidentin e SHVA-ve, Joe Biden dhe Zëvëndësespresidenten Kamala Harris.

Në një reagim zyrtar, Xhaçka shkruan se sytë e të gjithë botës janë drejt SHBA-ve dhe drejt të sapobetuarve.

“Urimet më të mira për Presidentin e Amerikës Joe Biden dhe Zëvëndësespresidenten Kamala Harris. Sytë e gjithë botës janë tek ju!”- shkruan Xhaçka. 

Joseph Biden Jr është betuar sot në ndërtesën e Kapitolit, me dorën mbi biblën e familjes së tij që nga viti 1893, duke u bërë kështu zyrtarisht Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më herët u betua dhe zëvendësja e tij, Kamala Harris. E gjithë ceremonia e inagurimit është zhvilluar e qetë, por me masa të rrepta sigurie. Pak orë më parë një alarm për bombë në Gjykatën e Lartë shqetësoi Gardën Kombëtare, por ishte thjesht një alarm fals.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike inagurimi i joe biden olta xhacka inagurimi i joe biden olta xhacka

Sondazh

Poll