Politike

Balla uron Presidentin e SHBA-së: Joe Biden ka qenë një zë kryesor mbështetës i kauzës shqiptare për pavarësimim dhe sh

20 Janar 2021, 19:23 Nga DOSJA
Balla uron Presidentin e SHBA-së: Joe Biden ka qenë një zë

TIRANË- Sekretari i përgjitshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka uruar Joe Biden, i cili është betuar ditën e sotme si president i 46-të i SHBA-së.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Balla shkruan se gjatë gjithë karrierës së tij në Senat dhe si Zëvendës President i SHBA, Biden ka qenë një zë kryesor mbështetës i kauzës shqiptare për pavarësimim dhe shtetin e pavarur të Kosovës, si dhe i marrëdhënieve të shkëlqyera me Shqipërinë.

“Joe Biden është sot zyrtarisht Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë gjithë karrierës së tij në Senat dhe si Zëvendës President i SHBA, Biden ka qenë një zë kryesor mbështetës i kauzës shqiptare për pavarësimim dhe shtetin e pavarur të Kosovës, si dhe i marrëdhënieve të shkëlqyera me Shqipërinë. Mirënjohje SHBA për mbështetjen e vazhdueshme që i jep Shqipërisë dhe Kosovës.”– shkruan Balla.

Joseph Biden Jr është betuar sot në ndërtesën e Kapitolit, me dorën mbi biblën e familjes së tij që nga viti 1893, duke u bërë kështu zyrtarisht Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më herët u betua dhe zëvendësja e tij, Kamala Harris. E gjithë ceremonia e inagurimit është zhvilluar e qetë, por me masa të rrepta sigurie. Pak orë më parë një alarm për bombë në Gjykatën e Lartë shqetësoi Gardën Kombëtare, por ishte thjesht një alarm fals.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike inagurimi i biden taulant balla inagurimi i biden taulant balla

Sondazh

Poll