Bota

Udhëheqësi i fundit i BRSS-së thirrje Joe Biden: Duhet të normalizohen marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Rusisë

20 Janar 2021, 19:50 Nga DOSJA
Udhëheqësi i fundit i BRSS-së thirrje Joe Biden: Duhet të

RUSI- Udhëheqësi i fundit i BRSS-së, Mikhail Gorbachev i ka bërë thirrje Presidentit të ri të SHBA-së, Joe Biden që të normalizojë marrëdhëniet me Rusinë. Në një intervistë për  The Moscow Times ai ka thënë se gjëndja e marrëdhënieve mes Rusisë dhe SHBA-së është një shqetësim shumë i madh. Më tej ai tha se duhet që të behët diçka për të normalizuar marrëdhëniet mes vendeve.

“Për momentin, gjendja e marrëdhënieve midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara është një shqetësim i madh. Fatkeqësisht ky është realiteti. Por kjo do të thotë që ne duhet të bëjmë diçka, të veprojmë në mënyrë që të normalizojmë marrëdhëniet. Ne duhet të fillojmë diku, nuk duhet të largohemi nga njëri-tjetri”. Dua të theksoj përsëri se duhet të flasim me njëri-tjetrin në mënyrë që t’i bëjmë më të qarta synimet dhe veprimet tona. Më kujtohet mesi i viteve 1980. Në atë kohë, shumë në vendin tonë dhe përtej oqeanit thanë se asgjë nuk do të funksiononte në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Por ne filluam përsëri dialogun, u takuam në nivelin e lartë, pas një pauze gjashtë-vjeçare. Dhe kemi vazhduar me një njoftim të përbashkët. Zgjatja e traktatit të Fillimit të Ri është e nevojshme dhe është realiste, veçanërisht pasi Biden foli për të gjatë fushatës së tij zgjedhore“, tha Gorbaçov.

Joseph Biden Jr është betuar sot në ndërtesën e Kapitolit, me dorën mbi biblën e familjes së tij që nga viti 1893, duke u bërë kështu zyrtarisht Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më herët u betua dhe zëvendësja e tij, Kamala Harris. E gjithë ceremonia e inagurimit është zhvilluar e qetë, por me masa të rrepta sigurie. Pak orë më parë një alarm për bombë në Gjykatën e Lartë shqetësoi Gardën Kombëtare, por ishte thjesht një alarm fals.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe biden mikhail gorbachev joe biden mikhail gorbachev

Sondazh

Poll

Bota 20 Janar 2021, 17:39

SHBA- Ka përfunduar ceremonia e inagurimit të betimit të Presidenttit të 46-të të SHBA-së, Joe Biden. Siç shieht në fotot e mëposhtme, në ceromoninë e di...