Simbolet e çiftit presidencial! Targa e personalizuar e Joe Biden dhe arsyeja pse Jill zgjodhi ngjyrën blu
20 Janar 2021, 19:49Nga DOSJA
SHBA– Mjeti në të cilin po udhëtojnë Joe dhe Jill Biden mban targën me numrin 46. Nuk dimë të themi nëse presidenti i 46-të i SHBA-së është kujdesur personalisht për vendosjen e këtij numri të rëndësishëm për të në targë, apo është e gjitha një rastësi.
Nga ana tjetër, Zonja e Parë, Jill Biden u shfaq sot me një fustan dhe pallto blu nga Markarian, duke e kombinuar me maskën dhe dorezat me të njëjtën ngjyrë. Jaka e fustanit ishte punuar me kristale Swarovski dhe perla, që gjendeshin gjithashtu në pallto. Zonja e Parë e kombinoi veshjen me këpucë Jimmy Choo dhe çantë Tyler Ellis.
Sipas “Popsugar”, Jill ka zgjedhur këtë ngjyrë teksa shoqëroi bashkëshortin e saj pasi përfaqëson besimin, konfidencën dhe stabilitetin.
Joseph Biden Jr është betuar sot në ndërtesën e Kapitolit, me dorën mbi biblën e familjes së tij që nga viti 1893, duke u bërë kështu zyrtarisht Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më herët u betua dhe zëvendësja e tij, Kamala Harris. E gjithë ceremonia e inagurimit është zhvilluar e qetë, por me masa të rrepta sigurie.
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA- Joe Biden është betuar sot si presidenti i 46 i SHBA-së. Por betimi i tij si President ndryshe nga të gjithë paraardhësit e tij është betuar 11 minuta më ...
SHBA- Kreu i Alenavës pqër Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar Presidentin e ri të SHBA-ve Joe Biden. Me anë të një postimin në Facebook ai ka shkru...
SHBA- Mbështetësit e ish-Presidentit Donald Trump e kanë pritur këtë të fundit me këngë dhe valle në Florida. Dailymail shkruan se e gjithë ngarja ndodhi në rru...
KINË- Kina ka sanksionura 28 zyrtarë amerikan ditën e sotme. Lajmin e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve Metro, e cila shkruan se ndër të sanksionuarit ës...
SHBA– Jennifer Lopez dhe Lady Gaga ishin dy nga artistet e që performuan fjatë inagurimit të presidetit të 46-të të SHBA-ve, Joe Biden.E para që që u ngjit në s...
KOSOVË- Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti i ka dërguar një letër urimi Presidentit më të ri të SHBA-ve, Joe Biden. Në letrën e dërguar ai e ka uruar atë pë...
Presidenti më i ri i SHBA-së, Joe Biden duket ne nuk ka ndërmend që të humb kohë. Disa minuta sapo ka marrë detyën ai ka postuar në Twitter, ku ka shkruar se nu...
Bota20 Janar 2021, 17:39
SHBA- Ka përfunduar ceremonia e inagurimit të betimit të Presidenttit të 46-të të SHBA-së, Joe Biden. Siç shieht në fotot e mëposhtme, në ceromoninë e di...
SHBA- Presidenti Donald Trump mbajti traditën ditën e sotme dhe i shkruajti një letër Presidentit të ardhshëm Joe Biden. Dailymail shkruan se shënimi u la në Ta...
BRITANI- Kryeministri i Britanisë, Boris Johsnon, ka uruar Presidentin e SHBA-së Joe Biden pasi bëri betimin e tij si dhe Kamela Harris e cila tashmë është zyrt...