Aktualitet

KRIM PASIONI? Italia zgjeron pistat për zhdukjen e biznesmenit Pecorelli, partnerja e tij shqiptare u prezantoi ‘shefin’ e

20 Janar 2021, 20:52 Nga DOSJA
KRIM PASIONI? Italia zgjeron pistat për zhdukjen e biznesmenit Pecorelli,

ITALI– Prokuroria e Perugias në Itali ka zgjeruar pistat e hetimit në lidhje me zhdukjen e biznesmenit Davide Pecorelli. Mediat italiane shkruajnë se kanë qenë lëvizjet e partanres shqiptare të Pecorellit, ato që i kanë bërë autoritetet të mendojnë se mund të kemi të bëjmë edhe me një krim pasioni.

Sapo Pecorelli është zhdukur, vajza që jetonte në Vlorë bashkë me fëmijën që ksihte me 45-vjeçarin, është nisur drejt Italisë dhe punonjësve në bizneset e Pecorellit u ka prezantuar shefin e ri.

Kjo gjë, ka hedhur dyshime se vrasja e Pecorrellit do ta bënte të renë shqiptare përfituese të të mirave të tij materiale.

Gjithsesi nuk përjashtohet edhe mundësia që biznesmeni të ketë sajuar vetë zhdukjen e tij. Gjithsesi, fillimisht pritet analiza e AND-së për kockat e gjetura në mjetin që u dogj në Pukë, për të verifikuar nëse kemi të bëjmë me një Davide Pecorellin apo jo.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll